Para disa minutash Top Channel ka anoncuar promon që paralajmëron fillimin e edicionit të 10-të të Big Brother i cili, këtë herë do të vij me një format VIP-ash.
Ndërsa ishte ende në enigmë se kush do ta prezantonte spektaklin më në fund është shuajtur kureshtja e parë nga “Vëllai i Madh”.
Ledion Liço do të rikthehet përsëri në Big Brother, pas prezantimit të edicionit të tetë pa Arbana Osmanin e cila asokohe u shkëput nga televizioni për një periudhë 1-vjeçare./IMA/