IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Armela Krasniqi zgjidhet në krye të AMA-s

by IMA Redaksia
2021/07/07
in MEDIA
Reading Time: 3 mins read
A A
Armela Krasniqi zgjidhet në krye të AMA-s

Armela Krasniqi është zgjedhur si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive me 83 vota pro nga parlamenti.

ADVERTISEMENT

Armela Krasniqi ka lindur në Tiranë më 26 nëntor 1976. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Armela Krasniqi ka një karrierë të gjatë në fushën e medias që në fillime si reportere në Shijak TV, Televizioni Shqiptar e më vonë si Drejtore e Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH apo si drejtuese edicionesh informative e në RTSH, Shijak Tv, TVA, si dhe drejtuese emisionesh në RTSH e News24.

Po ashtu karriera e Armela Krasniqit përmban edhe dy vëllime me poezi: “Fundi i portreve” botuar në 1992 dhe “Eklipsi i heshtjes” botuar në 1995.

Në vitet e gjimnazit (‘92-’95) Armela Krasniqi ka punuar si reportere me kohë të pjesshme e Radio Tiranës, në emisionet e mëngjesit dhe ato social- ekonomike, duke pasur edhe rolin e drejtueses së emisionit radiofonik.

Aktualisht, Krasniqi është Këshilltar Ekspert në një projekt të Strategy& – Price Water Coopers.

Ajo është zgjedhur përmes votimit të fshehtë nga 32 agjenci europiane të lajmeve për të qenë në bordin drejtues të Agjensive Europiane të Lajmeve. Përveç Krasniqit në këtë bord të zgjedhur janë CEO i DPA (Agjensia gjermane e lajmeve), CEO i PA group (Agjensia britanike e lajmeve) dhe DG i CTK (Agjensia çeke e lajmeve).

Krasniqi mban aktualisht edhe postin e Presidentes së ABNA- SEE (Presidente e Aleancës Ballkanike dhe Juglindore të lajmeve). Krasniqi më herët ka qenë edhe zëdhënëse e Partisë Socialiste gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe kjo është një ndër arsyet për të cilën sulmohet nga Partia Demokratike.

Gjatë viteve të fundit disa nga aktivitetet e saj janë:

2018 – Organizimi i konferencës “Agjensitë e lajmeve vs Lajmet e rreme”, në Tiranë.

Po me iniciativë të saj u hartua DEKLARATA E TIRANËS për lajmet e rreme, nënshkruar nga 13 agjensi europiane lajmesh.

2018 – Folëse në Forumin e 6-të Ndërkombëtar Humanitar të Baku-t, në seancën “Politika e disinformimit”

Fjala e saj në këtë Forum përzgjidhet nga “Diplomat Magazine”, revista e parë diplomatike në historinë e Holandës dhe publikohet e plotë, në dt 24 nëntor 2018.

2018 – Folëse në konferencën: “Si mund të mbijetojnë mediat në epokën digjitale”, mbajtur në Stamboll.

2018- Bashkëorganizatore e konferencave ndërkombëtare “Shqiptarët dhe Serbët – Po më tej?”, të mbajtura në Beograd dhe Tiranë.

2019 – Folëse kryesore në panelin e medias në SPIEF (Forumi Ekonomik Ndërkombëtar) mbajtur në Shën Petërsburg. Në të njëjtin panel me CEO të Associated Press, CEO të AFP etj.

2019- Folëse në konferencën: “Media e së ardhmes” mbajtur në Vrashavë, në një panel më DG e PAP (agjensia Polake e lajmeve) dhe Presidenti i EANA (Aleancës Europiane të Agjensive të Lajmeve.

2019- Folëse në konferencën e moderuar nga CEO i DPA (agjensia gjermane e lajmeve) me temë: “Mundësitë e agjensive të lajmëve në luftën kundër disinformimit”, në panel me Margaritis Schinas, në atë vit Zëvëndës drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së përgjithshme të komunikimit në Komisionin Europian si dhe drejtoresha e “The first Draft Coalition” Jenni Sargent. Kjo konferencë u mbajt në Berlin.

ADVERTISEMENT

2019 – Organizatore e Konferencës “Media& Turizmi- Ide& Zgjidhje”, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të ABNA-SEE mbajtur në Tiranë.

Për t’u përmendur si momente formuese të edukimit të saj:

Praktikë pune në Presidencën e Rajonit të Umbrias, me bursë të ministrisë së Jashtme Italiane. Po gjatë kësaj periudhe punë në gazetën “Corriere dell Umbria”

Praktikë punë në Cabinet Office & Number 10, (kabinetin e Kryeministrit) në Mbretërinë e Bashkuar, me bursë të British Council.

Ajo ka mbaruar me rezulate të larta Degën e Gazetarisë në Fakultetin e Histori Filologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin ’99.

Previous Post

Delegacioni i BE kërkon shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA-s

Next Post

Dolën çift nga “Për’puthen +40”, Gilberta dhe Iliri tregojnë planet për të ardhmen

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Next Post
Dolën çift nga “Për’puthen +40”, Gilberta dhe Iliri tregojnë planet për të ardhmen

Dolën çift nga “Për’puthen +40”, Gilberta dhe Iliri tregojnë planet për të ardhmen

Tirana nesër pa drita! OSHEE: 3 zona nuk do kenë energji elektrike

Tirana nesër pa drita! OSHEE: 3 zona nuk do kenë energji elektrike

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA