E vetmja mundësi e Kombëtares Shqiptare për të rrëmbyer trepikëshin pasditen e sotme ndaj Armenisë, do të transmetohet falas në Digitalb.
Tashmë u bë traditë që çdo ndeshje në të cilën luan Shqipëria të transmetohen flas në kanalet e paketës sportive të platformës gjigande shqiptare, por këtë herë ndryshe nga radhët e kaluara, eventi futbollistik do të transmetohet i tëri falas. Digitalb ka njoftuar se ndeshja mund të ndiqet nga gjithë publiku i cili zotëron një dekoder të kësaj platforme.
Shqipëri-Armeni do të luhet ditën e sotme në orën 18:00, ku mund të ndiqet në paketën SuperSport përkatësisht në kanalet SS2 & SS2 HD. #unëbesoj







