IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Asambleja e 80 – të e Përgjithshme e EBU – së zgjedh Presidentin!

by IMA Redaksia
2018/06/29
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Asambleja e 80 – të e Përgjithshme e EBU – së zgjedh Presidentin!

Asambleja e 80 – të e Përgjithshme e EBU – së, Bashkimit të Transmetuesve Evropianë  u zhvillua në  Tiranë/ Shqipëri  më 28 – 29 qershor 2018.  Siç është praktikë, ne çdo mbledhje të përgjithshme të EBU-së,  u zhvilluan takime me përfaqësuesit më të lartë të vendit organizator për të diskutuar për çështjet e medias në përgjithësi e për median publike në veçanti.

ADVERTISEMENT

RTSH mirëpriti për herë të parë në historinë e EBU – së  këtë Asamble  të Përgjithshme, duke qenë anëtare më të drejta të plota në EBU  që prej vitit 1999.

Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tony Hall është zgjedhur si Presidenti i ri i Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU) ndërsa Delphine Ernotte Cunci, Drejtoreshë Ekzekutive e France Télévisions, do të shërbejë si Zv / President.

Të zgjedhur me shumicë absolute votash në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të EBU në Tiranë, dy drejtuesit  do të marrin rolet e reja më datë 1 janar 2019 për një periudhë dyvjeçare. Tony Hall dhe Delphine Ernotte Cunci do të udhëheqin Bordin Ekzekutiv të EBU-së dhe do të ndihmojnë në promovimin e vlerës dhe rëndësisë së mediave të shërbimit publik në të gjithë Evropën.

E 

 

Tony Hall ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i BBC-së që prej vitit 2013.  Ai së pari u bashkua me BBC në vitin 1973 dhe gëzonte një karrierë 28-të vjeçare duke punuar në një gamë të gjerë rolesh që kulmuan si Kryeshefi Ekzekutiv i BBC News. Në vitin 2001 u largua nga BBC  për të marrë rolin e Shefit Ekzekutiv të Shtëpisë së Operës Mbretërore dhe u bashkua me Korporatën si Drejtor i Përgjithshëm në vitin 2013.

Ndër të tjera në këtë Asamble ai u shpreh : “Jam i kënaqur që jam zgjedhur President i EBU-së. Është një organizatë – si në Evropë ashtu edhe në nivel global – me një histori krenare që ka përmirësuar standardet e transmetimit dhe ka ndihmuar në avancimin e adoptimit të teknologjive të reja dhe inovacionit. Shërbimi publik i transmetimit (PSB) nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm dhe luan një rol vendimtar, jo vetëm në sigurimin e lajmeve të paanshme, por në prodhimin e programeve që pasqyrojnë jetën dhe aspiratat e publikut që shërben. Por, në një botë të globalizuar, transmetimi i shërbimit publik përballet me një sërë sfidash, me ndryshimin e zakoneve të shikimit dhe mënyrave të reja të konsumimit të lajmeve. Se si PSB-të përshtaten dhe ndryshojnë me të vërtetë, është diçka që mendoj se mund të punojmë sëbashku për të mirën e atyre që shërbejmë “.

Delphine Ernotte Cunci u emërua CEO i France Télévisions në vitin 2015. Para se të bashkohej me France Télévisions, ajo kaloi 26 vjet në Orange S.A. (e njohur më parë si France Télécom), së fundmi duke punuar si CEO i Orange France nga 2011-2015.

Në këtë asamble ajo u shpreh :  “Jam shumë e lumtur të bashkohem dhe të vazhdoj traditën e gjatë dhe të gjallë të bashkëpunimit midis France Télévisions dhe të gjithë kolegëve të saj evropianë. Përtej mbrojtjes së pavarësisë sonë dhe vlerave tona, përforcimi i bashkëpunimit dhe solidaritetit mes anëtarëve tanë do të jetë sfida jonë e ardhshme. Perveç përballjes me ngritjen e platformave globale dhe shfaqjen e programeve që tejkalojnë kufijtë, ne duhet të bashkojmë forcat në të gjithë Evropën, që të jemi në gjendje të ripohojmë rolin tonë si ofrues të shërbimeve mediatike për të gjithë audiencat. Jam e bindur se vetëm një qasje e vërtetë kolektive do të na mundësojë që të përmbushim sfidat përpara dhe të krijojmë kushtet për rimarrjen e audiencës sonë. I tillë është besimi që më ka sjellë për të mbrojtur mediat e shërbimit publik në Francë. E njëjta bindje do të më udhëheqë në nivel evropian për kohëzgjatjen e mandatit që më është besuar nga anëtarët e EBU-së “.

ADVERTISEMENT

Tony Hall dhe Delphine Ernotte Cunci do të zëvendësojnë Jean-Paul Philippot (RTBF) dhe Monica Maggioni (RAI), të cilët kanë shërbyer si Presidente dhe Zv / President për dhjetë vjet dhe tri vjet respektivisht.

RRETH EBU-së

EBU – Bashkimi i Transmetuesve Evropianë – EBU është aleanca drejtuese në rang botëror e shërbimit të medias publike. Ka 73 anëtarë në 56-të vende në Evropë dhe 33 anëtarë të asociuar në Azi, Afrikë dhe Amerikë. Anëtarët e EBU – së operojnë pothuajse 2 000 stacioneve televizive, radiofonike dhe kanale e shërbime online duke ofruar një pasuri të tërë programesh nëpërmjet platformave të tjera. Së bashku këta anëtarë arrijnë një audiencë prej më shumë se një miliardë njerëz në të gjithë botën, duke transmetuar në më shumë se 120 gjuhë. EBU operon shërbimet e Eurovision dhe Euroradio.

EBU është e dedikuar t’a bëjë shërbimin e medias publike të domosdoshëm. EBU mbështet dhe fuqizon shërbimin e medias publike, ofron shërbime mediatike të klasit të parë dhe i ofron anëtarëve një qendër për të mësuar dhe shkëmbyer eksperiencë.

Kjo asamble e 80-të  shënoi një numër rekord pjesëmarrësish dhe përfaqësues të lartë të mediave publike të Evropës si : Drejtori i Përgjithshëm i BBC, Drejtorja e Përgjithshme e France Televisions, Drejtori i Përgjithshëm i ARD, Drejtori i Përgjithshëm i TRT, Presidentja e RAI, Drejtori i Përgjithshëm i ORF, Drejtori i Përgjithshëm i ERT, drejtuesit e përgjithshëm të mediave publike të Ballkanit, Polonise, Hungarise, Zvicres etj.

Tags: EBURTSH
Previous Post

RTSH mirëpret për herë të parë në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme e EBU – së

Next Post

Steven Seagal dhe Van Damme vijnë në Shqipëri

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Steven Seagal dhe Van Damme vijnë në Shqipëri

Steven Seagal dhe Van Damme vijnë në Shqipëri

“VAR-in ma vodhën”, spanjolli kërkon 15 milionë euro

“VAR-in ma vodhën”, spanjolli kërkon 15 milionë euro

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA