Një tjetër rast i fotografimit të votës është kapur në fshatin Dhoksat të Lunxhërisë ku një qytetarë është pikasur nga komisionerët duke fotografuar fletën e votimit.
Ky është rasti i pestë i ndodhur ditën e sotme, pas rastit në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Korçë.
KQZ ditën e djeshme e ka njoftuar gjithashtu disa herë që përdorimi i celularit në Qendrën e Votimit nuk është i lejuar dhe përbën shkelje./IMA/







