Sot, ora 22:00 në T-HD dhe ora 23:15 në SportNews. Një dokumentar nga Dritan Shakohoxha.
Një histori guximi dhe krenarie! Një histori që tërhoqi vemendjen e të gjithë opinionit sportiv botëror dhe ngriti peshë zemrën e cdo shqiptari! Fluturimi krenar mbi Beograd i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Kush e ngriti dronin e famshëm mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi- Shqiperi! Kush është Ismail Morina? Si i lindi ideja? Si u nis nga Italia? Si e mori vendimin dhe pse vuri jetën në rrezik? A e ndihmoi njeri dhe si e hartoi planin? Hyrja në Serbi dhe si arriti më pas të dalë prej saj? Peripecitë, të papriturat, rreziku për jetën dhe sakrifica e një njeriu, për krenarinë e miliona të tjerëve. Rrëfimi ekskluziv për herë të parë i Ismail Morinës! E vërteta, emocionet, malli për gruan dhe femijët, dashuria për Shqipërinë dhe ëndrra për të nesërmen e djalit nga Kukesi…








