IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Balerina e TV Klan: Erdha në jetë për të fshirë lotët e nënës sime

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Balerina e TV Klan: Erdha në jetë për të fshirë lotët e nënës sime

Balerina e “Tv Klan”, Sigi Gjini, rrëfen për herë të parë ndjesitë dhe luftën me vdekjen gjatë kohës së komës, por edhe çasteve të gjata të rikuperimit të saj. Një vajzë e re, e talentuar, e cila u përball me një aksident automobilistik gati fatal për jetën. Kjo është hera e parë që Sigi flet për një media, duke na lënë të gjithëve, pas çdo fjale të thënë, të reflektojmë më shumë për atë çka jemi, për jetën tonë dhe për një forcë që shpesh në raste si ky i Sigit e tejkalon njeriun.

ADVERTISEMENT

Rastet e komave janë gjithnjë një atraksion studimor për botën shkencore, për atë se çfarë ndodh me trurin tonë, me ndjenjat dhe me perceptimin. Sigi rrëfen disa pasazhe, ato që e kanë rikthyer. Dëshira për jetën, lotët e nënës së saj dhe ëndrra e përhershme për kërcimin. Këto kanë qenë kujtimet që ajo mund të na tregonte, edhe pse intervista me të ishte shumë delikate, pas gjithë asaj lufte të madhe për të qenë ende mes nesh, për t’ia fshirë lotët nënës së saj, për t’u rikthyer në skenë. Në skenën që është pasioni i saj, e me sa duket jo vetëm kaq, por edhe një nga shtyllat që e ka bërë të luftojë dhe të qëndrojë në jetë.

Sigi, përshëndetje. Si je këto kohë?
Përshëndetje. Jam shumë më mirë sesa kam qenë më parë. Ndodhem në një klinikë në Gjermani, ku po ndjek terapinë.

Çfarë thonë mjekët për gjendjen tënde, kur mund të kthehesh në Shqipëri?
Në këtë fazë është ende herët për të folur për rikthimin tim në Shqipëri pas një aksidenti pothuajse fatal.

Të gjithë janë sensibilizuar me atë që të ndodhi ty. Kur e ndjeve gjithë këtë mbështetje të të njohurve, por edhe të të panjohurve?
Interesimi ishte, si në emisionet televizive, por edhe rrjetet sociale, më mbështetën shumë dhe më dhanë forcë; më bënë të kuptoja që nuk isha vetëm. Pa dyshim, familja ishte një mbështetëse e paparë deri në vetëmohim. Nuk u pajtuan me atë çka më ndodhi… Prandaj përfitoj nga rasti t’i falënderoj nga zemra tërë miqtë e mi të artit, sportit, por dhe ata që janë jashtë ekranit; dikush financiarisht dhe shumëkush me lutje, më japin forcë akoma dhe sot.

Cilët nga miqtë të kanë qëndruar më afër?
Përveç mamasë sime që qëndron me mua që nga dita e aksidentit deri më sot, një rëndësi të madhe luajnë familja dhe shoqëria. Disa nga shoqet e mia kanë ardhur dhe më kanë takuar këtu në Gjermani.

Tani që gjendja jote është përmirësuar, ç’mund të na thuash për forcën që jeton tek njeriu?
Njeriu paska fuqi të pashtershme. Unë nuk e mendoja se do isha kaq e fortë.

ADVERTISEMENT

Ty, ç’forcë të ka bërë ta fitosh këtë betejë?
Dëshira për të jetuar përsëri, kërcimi, lotët e nënës sime, që dua të mos i shoh më në sytë e saj, më bëjnë të jetoj… Këto më kanë dhënë forcë dhe më bëjnë të luftoj.

Në gjendje dhe raste si i yti, njerëzit përjetojnë eksperienca shpesh jo të zakonshme, bëhen më besimtarë apo kanë edhe ëndrra që u tregojnë se si do shkojë gjendja e tyre në vazhdim… A ka pasur diçka të ngjashme edhe përvoja jote?
Them se Zoti më vuri përpara një prove të vështirë. Shpesh ëndërroj sikur kërcej në skenën ku jam rritur.

Beson më shumë në Zot tani?
Gjithmonë kam besuar në Zot, por tani akoma më shumë.

Për njerëzit që kalojnë në koma disa shkencëtarë besojnë se ata e zgjedhin vetë se kur do zgjohen; a është e vërtetë kjo? Ti vetë, çfarë kujton nga ajo kohë “gjumi” (disa njerëz kur janë zgjuar kanë folur edhe gjuhë të panjohura)?
Si në vegim më shfaqeshin përpara prindërit e mi që mundoheshin të më jepnin frymë. Doja të ngrihesha, por s’mundja…

Është e vërtetë që, kur je në koma dëgjon gjithçka ndodh rreth teje?
Është e vërtetë. Unë madje kam folur përçart dhe shikoja njerëz që nuk ndodheshin aty, por nuk kujtoj shumë tani.

Ka diçka që të ka bërë ta kuptosh më mirë jetën, ekzistencën?
Jeta është shumë e shtrenjtë. I bëj thirrje, sidomos rinisë, të vendosë rripin e sigurimit dhe të ecë me shpejtësinë e lejuar. Të jenë më të ndërgjegjshëm me veten e tyre. Uroj për të gjithë njerëzit në nevojë shërim të shpejtë dhe asnjëri të mos provojë atë që unë përjetova. Nga dashuria erdha në këtë jetë dhe me forcën e dashurisë e ndjej se jetoj.

Ju falenderoj për intervistën. Të gjithë miqve të mi u them se i dua shumë dhe më mungojnë. Falënderoj Zotin dhe familjen time për mbështetjen, por në veçanti mamin tim, që po sakrifikon gjithçka për mua.

Marre nga Who

Previous Post

Olta Gixhari në romancë me një 22-vjeçar?!

Next Post

Programi i mbrëmjes – 02/11/2015

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Programi i mbrëmjes – 02/11/2015

Programi i mbrëmjes - 02/11/2015

Lajme të mira për fansat e ‘The Walking Dead’

Lajme të mira për fansat e 'The Walking Dead'

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA