BE, 30 mld euro për teknologjinë për tri vitet e ardhshme

Fusha e teknologjisë është një ndër prioritetet e Bashkimit Europian dhe do të mbetet e tillë edhe për të paktën tri vitet e ardhshme.

Komisioneri Carlos Moedas deklaroi se janë 30 miliardë euro fonde që do të shkojnë për projekte dhe studime në fushën e teknologjisë së fjalës së fundit.

“Inteligjenca artificiale, gjenetika dhe siguria kibernetike janë bërthama e inovacionit të ditëve të sotme dhe BE mbetet dhe do të jetë lider në fushën e teknologjisë”, thotë Moades.

Paratë do të shkojnë për financimin e një sërë projektesh pilote përgjatë tri viteve të ardhshme, mes të cilave edhe ato për prodhimin e energjisë së pastër, reduktimin e ndotjes dhe masivizimin e robotikës.

Top Channel

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.