IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

BE reagon pas ndërprerjes së sinjalit të News24 dhe sekuestrimit të pajisjeve: “Mos pengoni gazetarët”

by IMA Redaksia
2025/08/13
in MEDIA, TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
BE reagon pas ndërprerjes së sinjalit të News24 dhe sekuestrimit të pajisjeve: “Mos pengoni gazetarët”

Tiranë – Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas veprimeve të policisë së shtetit dhe forcave ushtarake ndaj Focus Media Group, kompania që administron televizionin News24, Radio Shqiptare dhe portalin BalkanWeb.

Prej katër ditësh, sinjali i News24 është ndërprerë, ndërsa ambientet e punës janë bastisur, pajisjet elektronike dhe dosjet e gazetarëve janë sekuestruar, duke shkaktuar një krizë të paprecedentë në historinë e medias shqiptare.

ADVERTISEMENT

Në një mesazh të publikuar në platformën “X” (ish-Twitter), Delegacioni i BE-së në Tiranë nënvizon se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet duke respektuar ligjin dhe procedurat e rregullta ligjore, duke paralajmëruar që asnjë veprim nuk duhet të pengojë punën e gazetarëve apo të cënojë konfidencialitetin e burimeve të tyre.

> “Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore. Është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre. Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, kritike për garantimin e shtetit të së drejtës”, – thuhet në deklaratë.

ADVERTISEMENT


Ky reagim vjen në një moment kur ngjarja ka ngritur shqetësim të madh në opinionin publik dhe në organizatat e mbrojtjes së lirisë së medias, të cilat paralajmërojnë se ndërhyrje të tilla rrezikojnë jo vetëm pluralizmin mediatik, por edhe standardet demokratike në vend.

Sipas burimeve pranë kompanisë, mbyllja e sinjalit dhe sekuestrimi i pajisjeve nuk kanë ndodhur pas një vendimi përfundimtar gjyqësor, por në bazë të një urdhri administrativ që po kundërshtohet ligjërisht.

Çështja po ndiqet nga afër nga partnerët ndërkombëtarë dhe pritet të jetë pjesë e diskutimeve në raportet e ardhshme të Komisionit Evropian mbi progresin e Shqipërisë në fushën e lirisë së medias dhe sundimit të ligjit.

Tags: dheGazetaretMediamosndërprerjesNews24pajisjevepaspengonireagonsësekuestrimitsinjalittëTelevizion
Previous Post

Fitorja e një gazetareje ndaj shtetit: Gjykata e Tiranës urdhëron kthimin e pajisjeve të sekuestruara nga KAYO

Next Post

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, “mbreti” i televizionit italian në moshën 89-vjeçare

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ndahet nga jeta Pippo Baudo, “mbreti” i televizionit italian në moshën 89-vjeçare

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, “mbreti” i televizionit italian në moshën 89-vjeçare

News24 rikthehet në transmetim pas një ndërprerjeje të paprecedentë 10-ditore

News24 rikthehet në transmetim pas një ndërprerjeje të paprecedentë 10-ditore

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA