Biznesmeni Francesco Becchetti, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, vetëm pak ditë më parë, është parë të sfilojë përpara syve të qindra personave në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, më konkretisht në stadiumin e Leyton Orient Football Club.
Becchetti, njëkohësisht pronar i këtij ekipi futbolli historik, por që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon me arsyen për të përshëndetur fansat e shumtë.
Ai nga fotot e publikuara në faqen në Facebook të këtij klubi. duket i qeshur dhe i veshur sportiv.
Edhe pse u fol se pronari i Agon Channel e kishte shitur këtë klub, shfaqja e tij pohon të kundërtën.
Nga autoritetet shqiptare pronari i Agon Channel dhe Energji vijon të jetë person i shpallur në kërkim
ndërkombëtar, por në Facebook duket edhe adresa e fundit e daljes në publik të Becchettit: Brisbane Road, Leyton, England.
Marre nga Panorama