Pas largimit nga rolet e tij në “Portokalli” në ekranin e Top Channel, Bes Kallaku ka vendosur të vij me një format origjinal të tijin.
I ftuar në “Xing me Ermalin”, Besi është shprehur se do të vijë së shpejti me diçka personale të vetën.
E ndërsa është pyetur nga Ermal Mamaqi, nëse formati do të jetë nën logon e TV Klan, aktori i humorit është shprehur se ai ende ka mardhënie miqsore me Top Channel, duke mos rrëfyer më tepër rreth projektit të tij./imalbania.com/