Në prezantimin e Ledion Liço dhe opinionistes Mira Kazhani sonte Big Brother Albania do të finalizoje edicionin e 8-të nga do të zbulojmë fituesin midis gjashtë finalistëve Fabianit, Eleonorës, Fatjonit, Albës, Veselit dhe Xhensilës. Një spektakël ku nuk nuk do të mungojnë surprizat dhe emocionet. Takimi është sonte duke filluar nga ora 21.00 në Top Channel.
Sondazh | Big Brother Albania 8: Cili do të jetë Fituesi?
Plot 100 ditë. Shtëpia më e famshme në Shqipëri është banuar nga njerëz specialë për 100 ditë në këtë edicion të Big Brother. Çdo personazh ka lënë gjurmën e tij në këtë shtëpi dhe ka marrë kujtimet më të bukura që aty.
Një eksperiencë e papërsëritshme përkufizohet nga vetë banorët jeta në shtëpinë e Big Brother. Dinamika e jetës në këtë shtëpi i kalon kufijtë e asaj të jetës së përditshme të gjithsecilit. Bisedat, debatet, surprizat, dënimet, lojërat, provokimet, dashuritë, miqësitë, armiqësitë, konkurrenca, malli, flirtet, dhimbja, mërzitja, lotët dhe çdo gjë tjetër brenda kësaj shtëpie janë të papërsëritshme dhe të paharrueshme.
Banorët janë jeta e kësaj shtëpie. Ata të gjithë kanë vetëm një gjë të përbashkët, dëshirën dhe qëllimin për të fituar çmimin e madh. Dita e 100 do të mbyllet me një fitues.








