Ditët e fundit banorët e shtëpisë janë suprizuar herë pas here nga familjarët dhe miqtë me dhurata ose përshëndetje përmes droneve që zbrisnin në shtëpinë e vëllait të madh.
Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Big Brother VIP, ku produksioni ka vendosur që dronët mos të afrohen më në vendin ku po qëndrojnë banorët.
Përmes një njoftimi në instagram, produksioni ka njoftuar që prej orës 13:00 të ditës së dielë, dronët janë të ndaluar që ti afrohen shtëpisë.
Një masë ekstreme për të ndaluar këtë ndodhi ka qënë dhe vendosja e aparaturave që bllokojnë qarkullimin e këtyre mjeteve./IMA/
View this post on Instagram








