Bitcoin ka shënuar një rekord ditën e sotme duke arritur vlerën 66,443.85 dollarë.
Kriptomonedha më e madhe në botë u ngjit me 3% në orën 10:40 të mëngjesit duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 64,899 dollarë të vendosur në mes të prillit.

Ethereum gjithashtu u rrit më shumë se 5%. Kriptomonedha e dytë më e madhe në botë u tregtua me 4,043.47 dollarë.
Ekspertët thonë se kjo ka qënë një javë e mirë për Bitcoin dhe mund të vazhdojë kështu.







