IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Bledi Strakosha largohet nga RTSH ditën e ditëlindjes: Jemi mësuar me tekat e drejtuesve

by IMA Redaksia
2023/12/12
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Bledi Strakosha largohet nga RTSH ditën e ditëlindjes: Jemi mësuar me tekat e drejtuesve

Gazetari i njohur Bledi Strakosha nuk do të jetë më pjesë e Televizionit Publik Shqiptar (RTSH), ku ai ka punuar për shumë vite. Strakosha ka ndarë këtë lajm përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sqaruar arsyet e largimit të tij dhe duke shprehur kritika ndaj institucionit të medias ku ka punuar për një kohë të gjatë.

ADVERTISEMENT

Ai thekson se ka punuar në fushën e medias për 32 vite dhe përshkruan ndryshimet që ka përjetuar gjatë karrierës së tij, përfshirë ndryshimet në tregun e medias dhe shijet e audiencës. Strakosha gjithashtu përmend lidhjen dhe afërsinë shpirtërore që ka ndier ndaj RTSH, ku ai u formua profesionalisht që nga fillimi i viteve ’90.

Në postimin e tij, ai gjithashtu falënderon të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe mbështetur gjatë viteve dhe përmend kontributin e personaliteteve të ndryshme të jetës shqiptare që kanë qenë të ftuar në emisionet e tij. Strakosha shpreh dëshirën që një ditë RTSH të ketë një fat mesatar dhe premton se do të vazhdojë të jetë aktiv në fushën e medias, duke shpresuar të takohet me audiencën së shpejti në një platformë tjetër.

ADVERTISEMENT

‘Tetë vitet e fundit në RTSH për mua u mbyllën. Asgjë e re dhe asgjë tronditëse për dikë që prej 32 vitesh punon në media.

Me lëvizjet e tregut, me ndryshimin e shijeve të audiencës e ndoshta edhe me tekat e drejtuesve a me të kujt u gjendet pranë në zyrë a gjetkë në çaste të caktuara të ditës e të natës, jemi mësuar dhe nuk kapemi të papërgatitur.

I vetmi emocion (i kuptueshëm kësaj radhe) vjen nga lidhja dhe afërsia shpirtërore imja me këtë institucion ku kam hyrë që fëmijë, ku kam mësuar ABC-në e profesionit, ku jam formuar nga profesionistë të televizionit e të drejtimit të mediave. Që nga fillimi i viteve ‘90-të kur nisa punën në RTSH, kam parë të kalojnë shumë emra të njohur të televizionit, siç kam parë të vijnë e të ikin drejtues dhe emërues drejtuesish: secili me shkallën e vet të përkushtimit, ndershmërisë, aftësisë, zgjuarsisë, qytetërimit.

Për vullnete, të cilat nuk është ky rasti t’i analizoj, RTSH ka shumë vite që ndodhet në gjendjen që njihet, por ajo që mund të them është se në këtë institucion ka ekzistuar një lloj pakti i pashprehur ku profesionistët janë trajtuar të paktën si trajton qytetari shtëpinë me qira apo fshatari hurmën e fqinjit kur i bie në oborr. Për sa po ndodh aktualisht në RTSH nuk bëj asnjë koment. E vetmja frazë që mund të shpreh është se ëndërroj të vijë dita që RTSH të ketë një fat mesatar. Të paktën! Së fundmi, gjej rastin të falënderoj nga zemra të gjithë ju që në këto tetë vite keni zgjedhur të më ndiqni apo edhe ju që në ekranin e RTSH-së e që në programet e mia keni ndalur rastësisht.

Shumë falënderime tërë atyre personaliteteve të jetës shqiptare, të cilët kanë pranuar të jenë të ftuar në emisionet e mia, qoftë edhe kur e kanë bërë për miqësi apo si “qokë” personale.

Bashkë, herët a vonë do të shihemi diku. Me respekt e mirënjohje për të gjithë ju!’– shkruan gazetari.

Tags: blediditëlindjesditëndrejtuesvelargohetmësuarngaRTSHstrakoshatekatTelevizion“jemi
Previous Post

Konflikti Mediatik dhe sulmet ndaj TIBO: AMA nuk garanton Siguri Juridike dhe Integritet në Procesin Ligjor.

Next Post

Ish-shoku i klasës akuzon Kledi Kadiun: Mashtrues i dënuar për vjedhje, t’i hiqet titulli ‘Nderi i Kombit’

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ish-shoku i klasës akuzon Kledi Kadiun: Mashtrues i dënuar për vjedhje, t’i hiqet titulli ‘Nderi i Kombit’

Ish-shoku i klasës akuzon Kledi Kadiun: Mashtrues i dënuar për vjedhje, t’i hiqet titulli ‘Nderi i Kombit’

Në serialin “The Crown” shfaqen pamjet e Luftës në Kosovë, shikuesit e Netflix njihen me gjenocidin serb në trojet shqiptare

Në serialin “The Crown” shfaqen pamjet e Luftës në Kosovë, shikuesit e Netflix njihen me gjenocidin serb në trojet shqiptare

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA