Blendi Fevziu tregon çfarë e detyroi të ndryshonte emrin e programit

Ju me siguri nuk i mbani mend të gjithë emrat që ka pasur programi ‘Opinion’. Ndoshta ngaqë emisioni i parë përmendet shpesh, nuk duhet t’ju jetë fshirë nga kujtesa, nëse në atë kohë ishit në një moshë që kishit kujtesë, titulli “E diela debat” i programit që u shfaq më 31 gusht, 20 vjet më parë në TVSH.

“Më pas filluan ndeshjet e kampionatit italian të dielave dhe E diela debat jepej të hënën, më pas të martën. Duhej hequr E diela”, ka treguar sot në maratonën e Opinion, Blendi Fevziu. Vendosën ta linin vetëm ‘Debat’, por në program vinin Fatos Nano, Sali Berisha, kishte intervista vetëm, por nuk ishte më debat, kështu që emri në vitet 2001-2002 u ndryshua për të ardhur te Opinion që njohim sot.

Një tjetër ndryshim në 2006. Atëherë u përdor dhe emri ‘Opinion Plus’ dhe që nga viti 2008, programi jepet katër herë në javë me titullin ‘Opinion’, ndërsa edhe skenografia ka ndryshuar.

Marre nga Class

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.