IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Bota sërish në prag izolimi, shtetet vendosin masa të ashpra të kufizimit të udhëtimeve

by IMA Redaksia
2021/01/31
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
Bota sërish në prag izolimi, shtetet vendosin masa të ashpra të kufizimit të udhëtimeve

Qeveritë në disa vende të botës po planifikojnë ose kanë njoftuar tashmë për kufizime të reja për udhëtimet, që do të hyjnë në fuqi gjatë kësaj fundjave. Masat e reja janë marrë pas rritjes së shqetësimeve lidhur me përhapjen e varianteve të reja të Covid-19, që janë më ngjitëse.

ADVERTISEMENT

Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Republika Çeke janë në mesin e vendeve që kanë njoftuar për kufizime të reja të udhëtimit, pas paraqitjes së varianteve që fillimisht u identifikuan në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se vaksinat kundër koronavirusit, që kanë nisur të aplikohem në disa vende të botës, nuk do të ofrojnë mbrojtjen e duhur, veçanërisht ndaj mutacioneve të virusit, që kanë shkaktuar shpërthime të reja infeksioni.

Dr.Anthony Fauci, eksperti kryesor i SHBA në situatën e pandemisë, tha më 29 janar se rritja e përhapjes së varianteve të reja të Covid-19, do të thotë që kompanitë e vaksinave duhet të jenë të gatshme të prodhojnë doza të reja, në mënyrë që të mund të përballen me krizën shëndetësore. Nga ana tjetër ai tha se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që variantet e reja të mos zhvillohen.

Në Evropë, qeveritë janë duke vendosur kufizime të ashpra të udhëtimit. Franca do të mbyllë kufijtë e saj nisur nga sot, për njerëzit që vijnë nga shtetet që gjenden jashtë Bashkimit Evropian. Kryeministri Jean Castex njoftoi masat e reja, teksa paralajmëroi për “rrezik të madh” nga variantet e reja të koronavirusit. Po ashtu, kushdo që udhëton nga shtetet e BE-së duhet të paraqesë një test negativ për Covid-in.

Ndërkohë Britania ka njoftuar se ka shtuar në listën e ndalimit të udhëtimit edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Burundin dhe Ruandën sepse ka frikë nga përhapja e variantit të virusit, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut.

Nga dita e djeshme, Gjermania ka ndalur shumicën e udhëtarëve nga shtetet që tashmë kanë raportuar raste me variantet e reja të virusit përfshirë këtu: Britania, Irlanda, Portugalia, Brazili apo Afrika e Jugut.
Republika Çeke po ashtu ka ndaluar arritjen e udhëtarëve të huaj jo të domosdoshëm, por ka disa përjashtime.

Presidentja e Komisionit Evropain, Ursula von der Leyen ka thënë se të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme duhet të ndalohen sa më parë. Megjithatë, blloku evropian vazhdon të jetë kundër ndalesave totale të udhëtimeve apo mbylljes së kufijve kombëtarë, pavarësisht se disa vende kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndërmarrjen e veprimeve më të ashpra.

Portugalia, që ka lidhje të forta me Brazilin, ka parë rritje të madhe të rasteve të reja dhe këtë javë ka vendosur që të kufizojë udhëtimet e të huajve. Belgjika ka ndërmarrë hapa të ngjashëm, duke thënë se kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri më 1 mars.

Në Amerikën e Jugut, shumica e shteteve fqinje të Brazilit kanë nisur të vendosin kufizime për udhëtimet ndërkombëtare, për shkak të shqetësimeve lidhur me variantin e ri të identifikuar në këtë vend.

ADVERTISEMENT

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar se udhëtarët duhet të futen në karantinë nëpër hotele dhe shpenzimet duhet t’i paguajnë vetë. Ndërkaq, kompanitë ajrore në këtë shtet, tashmë kanë nisur që të pezullojnë fluturimet për në Meksikë dhe në Karaibe deri në fund të prillit.

Përveç testit negativ para se të nisen drejt Kanadasë, udhëtarët do t’i nënshtrohen testit PCR sapo të arrijnë në këtë shtet. Nëse testi u del negativ, ata duhet më pas të izolohen për 14 ditë në shtëpitë e tyre nën një vëzhgim rigoroz nga forcat e rendit.

Source: news-31.com
Previous Post

VIDEO | Drama Tea – Andi – Beart: Reagon i përlotur Arjan Konomi

Next Post

Mashtrimi i Meralit del në shesh, ja se çfarë do shihni këtë javë në Lule të Vetmuara

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Mashtrimi i Meralit del në shesh, ja se çfarë do shihni këtë javë në Lule të Vetmuara

Mashtrimi i Meralit del në shesh, ja se çfarë do shihni këtë javë në Lule të Vetmuara

Mirela Milori nuk ndahet nga lajmet, ja kanali i ri ku do ta shohim!

Mirela Milori nuk ndahet nga lajmet, ja kanali i ri ku do ta shohim!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA