Caterina Scorsone pjesë e cast-it të Grey’s Anatomy 11

Risi në sezonin e njëmbedhjetë të Grey’s Anatomy: Caterina Scorsone do të jetë aktore e rregullt në sezonin e ri. Aktorja italo-kanadeze që interpreton personazhin e Amelia Shepherd do të jetë një nga fytyrat më të dashura të serialeve të kanalit ABC.

Caterina Scorsone, e cila vjen nga cast-i i serialit Private Practice si Amelia Shepherd, motra e Dr. Shepherd, u shfaq në episodet e fundit të sezonit të dhjetë të Grey’s Anatomy që përfundoi në 15 maj 2014.

Hyrja e Scorsone, në cast-in e aktorëve të serialit me autore Shonda Rhimes,  vjen pas largimit nga sezoni i 11 të aktorëve Sandra Oh (Dr. Cristina Yang), Gaius Charles (Shane) dhe Tessa Ferrer (Leah).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.