IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Cekja i Beratit, rikthehet në televizion si balerin

by Rezalt Justin Kasaj
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 6 mins read
A A
Cekja i Beratit, rikthehet në televizion si balerin

“Në këto vite jetë e karrierë, vetëm dy gjera kanë vlerë e janë gjithçka për mua: Familja dhe Emri. Në targat e makinës sime është i shënuar emri im dhe kjo është pasuria më e madhe që kam arritur nga puna ime.” Me këto fjalë e përcakton veten personazhi i dashur për shqiptarët, “Cekja i Beratit”. E diel gushti. Është koha kur lokalet e qyteteve janë të mbushura me dasmorë të cilët festojnë kurorëzimin e çifteve që i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.

ADVERTISEMENT

Ai ishte i pranishëm në një event të tillë, i gatshëm që me batuta e humor, t’i shtojë gëzimin e këtij 16 gushti, që për çiftin e ri, mishëron premtimin për të qenë bashkë deri në fund të jetës. I veshur trendi, me këmishë, xhinse e atlete, qëndron i ulur në tavolinë, i gatshëm për t’i buzëqeshur me dashamirësi çdokujt që i afrohet e kërkon të bënte foto me të.

Ai është ndër aktorët më të dashur të humorit shqiptar, i njohur jo vetëm për rolet e batutat, por mbi të gjitha për origjinalitetin, veçantinë e natyrshmërinë me të cilën ka interpretuar secilin rol. Megjithatë, Sejfulla Myftari, ose Cekja i Beratit, qëndron modestisht si çdo i ftuar tjetër. I pëlqyer nga të rritur e fëmijë, ai ka arritur të ketë sukses në skenën shqiptare e ta mbajë suksesin duke i rezistuar viteve e ndryshimeve që ato sjellin. Cekja ka lindur më 25 shkurt, 1952 dhe fëmijërinë e tij deri në moshën 16-vjeçare e ka kaluar në qytetin e Përmetit.

Miqësisht, sikur të njeh prej kohësh, Cekja nis të tregojë për jetën e tij, që nga fëmijëria. Receptorët e kujtesës, duket se shkojnë larg, e herë pas herë në rrëfimin e tij vërehen nota nostalgjie. Është rritur në një familje me të atin oficer e që i vogël është angazhuar në Shtëpinë e Oficerëve, në grupin e valles. Këtu nisi rruga e tij e gjatë e artit.

ADVERTISEMENT

Në vitet 1968-1971 është angazhuar në Estradën e Ushtarit, në Uzinën së Poliçanit në vitin 1971-1974, ku veçon bashkëpunimet me Zef Dedën e Koço Devolen, e që prej 1974 e deri tani e ka përqendruar punën e tij në Shtëpinë e Kulturës në Berat, si aktor e regjisor. Ndërthurur me humorin, të cilin e ka të lindur, Cekja është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, të cilën e ka parë si një zgjedhje të përshtatshme për formimin e tij intelektual e akademik.

Talentin e tij në humor ia dedikon pikërisht të atit, pasi siç shprehet artisti, humori është një dhunti që e fal Zoti e kalon në gen brez pas brezi. Madje, shprehet optimist se diku do ta rigjejë të shfaqur këtë talent tek nipërit apo mbesat e tij. Sipas Cekes aktorët e vërtetë të humorit nuk janë ata që kanë mbaruar shkollën, por ata që janë origjinalë e të vërtetë në skenë. “Shkolla të mëson mjeshtërinë, por talenti është i lindur”,- thotë Cekja. “Artisti i vërtetë i humorit lind njëherë në 500 vite.

Unë nuk jam ai”- vazhdon më tej modestisht aktori. Zhanrin e humorit, e cilëson si ndër më të vështirët të aktrimit. “Çdokush mund të luajë dramë, apo çfarëdolloj roli, pasi ne të gjithë në jetë kemi një rol, dikush të gazetarit, dikush të punëtorit, por të bësh publikun të qeshë, këtë jo të gjithë arrijnë ta bëjnë”- rrëfen Cekja.

Por si e ka marrë artisti Sejfulla Myftari emrin Ceke? Duke u kthyer pas në kohë, ai kujton vitet e fëmijërisë kur kalonte pushimet në fshatin Visock të Skraparit. Shumë i lidhur me kafshët, veçanërisht me kecat që rriste gjyshja e tij, ai kalonte një kohë të gjatë me to. Gjyshja e thërriste më përkëdheli Ceke, nga lindi emri i tij i artit. Madje, vetë artisti me nota humori, thotë se në emrin me të cilin e njeh publiku ka një “gabim” të vogël, pasi duhet të quhej “Cekja i Skraparit” e jo i Beratit.

Bashkëpunimet në karrierën e gjatë artistike të Sejfulla Myftarit janë të shumta dhe të gjitha kanë një rëndësi të veçantë për të. Ndër më të veçantat cilëson ato me Aleko Prodanin, Koço Devolen, Rita Latin, Behar Merën e Hajrie Rondon, për të cilën gëzon një respekt e vlerësim të jashtëzakonshëm. Së fundmi të shumta kanë qenë edhe koncertet në diasporë, në Australi, Amerikë, Greqi me artistët Ylli Baka, Poni e të tjerë këngëtarë. Pritja e ngrohtë e publikut është ajo që e motivon më tepër në këtë profesion.

Në Greqi, artisti tregon se, publiku niste të qeshte ende pa filluar batuta, vetëm me daljen e tij në skenë, gjë që i ka dhënë forcë për të sjellë gjithmonë diçka të re për ndjekësit e tij. Në rrugën e suksesshme të artit, Cekja thotë se nuk ka refuzuar asnjë rol që i është dhënë. Marrëdhënia që ka ndërtuar me skenaristët e regjisorët është e tillë, që duket sikur rolet që i besojnë Cekes janë shkruar enkas për të, pasi e njohin potencialitetin dhe shpirtin artistik të aktorit. Skenaristi e regjisori me të cilin aktori ka pasur më shumë bashkëpunime e me të cilin ndihet më mirë, për Ceken është Arjan Çuliqi. Ata e njohin aq mirë njëri-tjetrin në skenë, saqë çdo bashkëpunim mes tyre ka rezultuar i suksesshëm për një kohë shumë të gjatë.

Madje, kjo është një provë, për Ceken, që tregon sesa i mirë e i aftë është një artist. Sipas tij, artisti që merr hov të madh për 3-4 vite, e më pas zhduket nga skena, është artist sezonal, ndërsa ai i vërteti mbetet gjatë në skenë.  Një pyetje që përherë ka ngjallur kuriozitet tek publiku ka qenë fakti pse Cekja nuk është shpërngulur asnjëherë përfundimisht nga qyteti i Beratit.

Përgjigjja gjendet në atë që artisti e konsideron të shenjtë: Familja. Kanë qenë vajzat ato që nuk e kanë lënë të largohet, pasi lidhja me to është tepër e veçantë. Ata çdo verë kalojnë pushimet bashkë në jugun e vendit, por Cekja përpiqet ta shmangë këtë pjesë në rrëfimin e tij, duke e argumentuar me faktin se nuk dëshiron të përmendi anën materiale që gëzon për shkak të punës.

Të gjithë e njohin dhe e duan Ceken si artist, por shumë pak e dinë se ai është edhe një familjar i përkushtuar shembullor. Me bashkëshorten Drita është njohur në qytetin e Beratit, vite më parë, por më tepër se për vitet ai tregon për cilësitë e fisnikërinë e saj. Duke e konsideruar familjen të shenjtë, ai thotë se është me fat që jeta e ka njohur me Dritën, me gruan fisnike që ka rritur 3 fëmijët e tyre, që ka pritur e përcjellë gjithë rrethin familjar e shoqëror të artistit, pas mungesave të tij të gjata për shkak të angazhimeve profesionale.

Ai e quan veten tepër ekspresiv dhe personi që do të ishte në krah të tij, duhet të ishte shumë i qetë e i durueshëm, cilësi që i ka gjetur pakufi tek Drita. “Ajo ka një dhunti për të cilën unë e adhuroj, Drita di të falë. Me të më ka rënë bingoja”- tregon Cekja me shumë superlativa për njeriun e tij të jetës. Së bashku kanë tre fëmijë e janë bërë tri herë gjyshër. Alma, vajza e madhe e artistit, duket se ka trashëguar dhuntinë e të atit për sensin e  humorit, por as ajo e as fëmijët e tjerë nuk kanë zgjedhur rrugën e tij, secili prej tyre është lënë i lirë në zgjedhje.

Së shpejti, Cekja do të befasojë publikun me surprizën e radhës. Askujt nuk do t’ia merrte mendja se artistin e humorit këtë herë do ta shihnim në fushën e kërcimit. Menjëherë me ardhjen e sezonit të vjeshtës, ai do të marrë pjesë në show-n televiziv “Dance with me” të producentes Vera Grabocka. Vendimi për të pranuar ofertën e Grabockës ka qenë tepër i vështirë, pasi për artistin liria dhe mungesa e angazhimeve janë thelbësore. Ky projekt kërkon angazhim dhe shkëputje nga aktivitetet e tij aktuale.

“Unë gjithmonë kam preferuar të jem elektron i lirë e jo i lidhur. Më ka pëlqyer të bëj punët e mia, të jem pranë publikut në koncerte, gëzime, evente. Madje, gjithmonë e kam konsideruar për një artist rrogën e shtetit si zinxhiri i qenit”- tregon Cekja. “Por Vera më imponoi me këmbënguljen e saj e me forcën artistike për të marrë përgjigjen PO për gjithçka që merr përsipër”,- vazhdon më tej ai. Çmimi i parë nuk ka qenë arsye që e ka ndikuar të pranojë pjesëmarrjen, por me tepër fakti që një artist duhet të ketë formim të përgjithshëm edhe në fusha të tjera. Kjo i duket mundësi shumë e mirë për ta kompletuar figurën e tij edhe në balet. Gjithashtu premton shumë surpriza që do të shoqërojnë këtë pjesëmarrje.

 

Marrë nga shqiptarja.com

Tags: CekjaTVSH
Previous Post

Kur për Encën, askush nuk u kthye në “The Voice”

Next Post

Xhensila e “Big Brother” jep prenocimin e saj të parë rreth thashethemeve se ajo do të jetë pjesë e një seriali turk

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Xhensila e “Big Brother” jep prenocimin e saj të parë rreth thashethemeve se ajo do të jetë pjesë e një seriali turk

Xhensila e "Big Brother" jep prenocimin e saj të parë rreth thashethemeve se ajo do të jetë pjesë e një seriali turk

Tring Digital përgënjeshtron lajmin se Champions League do të transmetohej dhe në Digitalb

Tring Digital përgënjeshtron lajmin se Champions League do të transmetohej dhe në Digitalb

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA