Çfarë është Triller dhe ku ndryshon nga Tik-Tok?

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Tik Tok mund të jetë për momentin mbreti i shpërndarjes së videove, por një rival i tij po ngre kokën. Quhet Triller dhe ka ca vite që ka dalë në qarkullim.

Ç`duhet të dish për të?

Triller është një media sociale dhe platformë për ndarjen e momenteve argëtuese, e cila ekziston që nga viti 2015. Sidoqoftë, aktualisht po bëhet shumë popullor, pasi ka kryesuar në listat e App Store në 50 vende javët e fundit. Aplikacioni i lejon njerëzit të regjistrojnë momente të ndryshme dhe ka aftësinë ti përshtatë videot për të nxjerrë momentet më të mira e për ti publikuar më pas.

Cili është ndryshimi midis Triller dhe Tik Tok?

Përveç faktit që në të dy programet vihet muzikë në sfond, Triller lejon përzgjedhjen e këngëve edhe nga Apple Music dhe Spotify si dhe Triller i redakton vetë videot.

Cilët vipa gjen në Triller?

Aplikacioni ka mbi 50 milionë përdorues dhe më të njohurit në të janë: Justin Bieber, Rita Ora, Kevin Hart. Kurse si investorë ka disa nga këngëtarët e njohur si Eminem, Snoop Dogg dhe Lil Wayne.

*Burim Metro

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!