Talent show i suksesshëm i “Talpa Holdong Group”, “The Voice”, vazhdon të prodhoj lajm në versionin e tij amerikan. Kështu “NBC” ka bërë të ditur se është arritur një akord i ri për edicionin e ri te këtij talent show.
Në fakt bëhet fjalë për një rikthim të suksesshëm të një emri të njohur si trajnere në jurinë e “The Voice”. Edicioni i tetë në “NBC” sjell në karrigen e nxehtë këngëtaren e famshme amerikane Christina Aguilera. Në fakt ky rikthim ka qenë i shpejt, pasi vetëm edicioni i shtatë i “The Voice” ka qenë dhe vazhdon aktualisht transmetimin pa Aguileran. Ajo është zëvendësuar nga këngëtarja tjetër e njohur amerikane Gwen Stefani.
Edicioni i tetë i “The Voice” pritet të startoj në SHBA, në kanalin “NBC” në vitin 2015. Për Aguileran do të jetë hera e pestë që do të ulet në karrigen e trajneres së këtij talent show. Do të jetë e vetmja femër e panelit të jurisë dhe treshja tjetër përbëhet nga Pharrell Williams, i cilin rikthehet për një edicion të dytë dhe historikët e “The Voice” që nga sezoni i parë, Adam Levine dhe Blake Shelton.
“The Voice” në SHBA ka rezultuar një patentë e suksesshme edhe përkundrejt rivalëve “X Factor” dhe “American Idol”. Në Shqipëri sapo ka startuar edicioni i katërt në “Top Channel” me risi të reja.
IMA / S. Dema








