Kina ishte shteti i parë që u prek nga Covid-19 por pak nga pak jeta po kthehet drejt normalitet. Edhe futbolli nuk bën përjashtim nga pjesa tjetër, me Superlgën Kineze e cila pritet të zbres në fushë në fundit e muajit qershor. Përfaqësues të qeverisë kineze kanë përcaktuar 24 qershorin si datën e mundshme për të rifilluar sezonin por as data 27 nuk përjashtohet, gjithçka do të përcaktohet në varësi të përhapjes së coronavirus.
Nuk pritet të ketë shumë lojtar të huaj në fushë pasi në Kinë janë të ndalur të gjithë hyrje daljet më shtet e tjera, pjesa më e madhe e lojtarëve të huaj u larguan nga Kina pasi shpërtheu kjo pandemi. Ajo që duket e habitshme është fakti që prania e tifozëve në stadium mbetet një opsion.