IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ç’po ndodh me Top Channel?!

by IMA Redaksia
2016/01/06
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Ç’po ndodh me Top Channel?!

Pas lajmit se edhe zyrtarisht Vjollca Hoxha e veja e ish pronarit të Top Channel mori komandën në këtë televizion, pikëpyetjet janë disa.

ADVERTISEMENT

Pse zonja Hoxha duhet të merrte ne dorë frenat e punës së përditshme?

Pse duhet të angazhohej ajo në një profesion që nuk është i saji dhe që nuk e njeh mirë?

Ç’rol kanë këtu vajzat e saj tashmë të rritura?

Sa kanë ndikuar thashethemet se miqtë e dikurshëm të bashkëshortit nuk duan t’ia japin asaj komandën?

Të gjitha këto pyetje filluan të gëlojnë në fillimin e këtij sezoni në fund të verës që shkoi.

Në fillim të korrikut Lapsi.al njoftoi se një nga shtyllat e prodhimit të këtij ekrani dhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të këtij televizioni Enkel Joti ka lënë detyrën. Skerdi Drenovën, i cili prej gati një dekade kishte udhëhequr produksione si: Tjetri, Master Chef, Big Brother, E diell, Pasdite në Top Channel, 100 Milionë, The Voice of Albania etj, e detyruan të japë dorëheqjen, pasi në të vërtetë, bëhej fjalë për një shkarkim nga detyra.

Po ashtu burime brenda këtij televizioni i folën Lapsi-t për një margjinalizim të motrave Marina dhe Luana Vjollca për shkak të grindjeve me vajzën e madhe të Dritan Hoxhës, Lorin. U tha gjithashtu se familja nuk ka me sy të mirë as moderatoren e njohur, një nga ikonat e Top-it, Arbana Osmanin. Asaj këtë sezon i kanë dhënë një program që nuk është kurrë në nivelin e Big Brother apo të emisionit të së dielës pasdite.

Pikërisht në këtë kohë u fol edhe për një rritje të ndjeshme të pushtetit të moderatorit Ledion Liço, i cili është i dashuri i Sara Hoxhës. Këtë tendencë e shfaqi aso kohe edhe faqja online “Anabel” që njihet për afërsinë e saj me motrat Hoxha dhe për pasqyrimin e gjithë itinerareve të tyre nëpër botë. Anabel theksonte se problemi i Top-it nuk është Ledioni, por shikueshmëria në rënie. Dhe konkludonte se nuk ka asgjë të keqe që ai të ndikojë tek familja aksionere për një “rilulëzim” të ri të Topit. Nga shkrimi që mbante haptas anën e familjes binte në sy fjala aspak e pafajshme “rilulëzim”. Pra që TV më i madh në vend ka nevojë për një erë të re.

Dhe kjo është në fakt pika ku palët filluan të  ndeshen në Top Channel:

“Fillimi i një ere të re”.

Këtë po e kërkonte përditë e më shumë aksionerja më e madhe Vjollca Hoxha, e cila pat krijuar idenë se “po i merrnin pronën”.  Ajo nuk besonte se interesat e saj jashtëtelevizive po mbroheshin sa duhej nga televizioni.  Ajo besonte gjithashtu se vajzat e saj të rritura tashmë duhe të kërkojnë hapësirat e tyre në pronën që u ka lënë trashëgim i ati.

Përballë kësaj ambicjeje qëndronte “grupi rival” i përbëra nga të gjithë drejtuesit e televizionit që qëndronin në ato poste që prej kohës që i kishte emëruar aty i ndjeri Dritan Hoxha. Deri tani argumenti i tyre ka qenë se ata qenë profesionistët që duhet të bënin punën, që ishin vendosur aty nga Tani dhe që siguronin mbarëvajtjen e televizionit.

Por me vite gjërat ndryshuan. Pakënaqësitë ishin dy llojshe. E para ishte politike. Vjollca Hoxha ndihej e mënjanuar sepse nuk po përdorte dot influencën e televizionit për bizneset e saj. Menjëherë pas ndryshimit të pushtetit, dhe meritës që pati Top Channel për këtë, në një darkë me aksionerët, ata i paraqitën një listë me kërkesa Edi Ramës, tashmë kryeministër.

Sipas pretendimeve të krahut të familjes, asnjëra prej tyre nuk u realizua. Më i spikaturi ishte pazari për të marrë parkingjet e Tiranës, për të cilin Vjollca Hoxha kishte arritur konsensus edhe me ish kryebashkiakun Lulzim Basha. Por edhe për të, Rama nuk i dha votat. i bëri Top-it ndonjë favor anësor, si vendosja e njeriut të tij në krye të AMA-s, e favorizoi në ndarjen e licencave të dixhitalit tokësor, por nuk i dha atë që pritej, ashtu sikurse kishte vepruar Berisha me klientët e tij mediatikë.

Pikërisht këtu e ka zanafillën edhe frustrimi i familjes aksionere. Shprehja që dëgjohej rëndom ishte: “Ne e sollëm në pushtet ai nuk po na e di”. Por ky frustrim bëhej edhe më i madh, kur televizioni vazhdonte të ndiqte politika pro Ramës. Lajmet e humbën sensin kritik që e pat shoqëruar Top-in gjatë gjithë kohës dhe fjala u përhap se Rama kishte brenda televizionit njerëzit e tij me të cilët zgjidhte punë në mënyrë vertikale dhe pa kaluar nga pronarët. Kjo e shtoi amullinë.

Por goditjen përfundimtare i’a dha familjes aksionere afrimi i Ramës me TV Klan. Kur kryeministri filloi të shpërndajë favore për armiqtë e dikurshëm mediatikë mu nën hundën e Top Channel-it, që as nuk i pëlqente dhe as nuk guxonte të fliste për këto pazare, situate kaloi çdo limit.

Furia e Vjollca Hoxhës me administratën që kish lënë në drejtim, e cila edhe kur duhej të zgjidhte ndonjë interes duhej të kalonte përmes Klanit, arriti kulmin. Dhe si pretekst për të nisur betejën u gjet një argument: diku i vërtetë dhe diku i shpikur: rënia e audiencës.

Dhe faqja Anabel që foli fillimisht për betejën e saponisur (me siguri është konsultuar me burime të familjes), nuk i kushtonte kot rëndësi argumentit të rënies së audiencës. Ky është një nga argumentat që është përdorur nga njerëzit e Vjollca Hoxhës për të kërkuar kokat e drejtuesve aktualë. “Ne jemi kthyer në një TV pro qeveritar dhe kjo na është pasqyruar në shikueshmëri”. Kjo ka qenë edhe arsyeja e disa tronditjeve që sollën si efekte kolaterale mbylljen e beftë të disa emisioneve në shtator.

Por argumenti politik dhe ndikimi më i madh që kërkonte të kishte zonja Hoxha mbi pronën që ka trashëguar nga bashkëshorti i saj, mbetet motivi kryesor.

ADVERTISEMENT

Dhe ajo e arriti këtë në mes të dhjetorit që shkoi duke shmangur edhe barrierën e fundit që i kish mbetur, ish-bashkëpuntorin e të shoqit, Enkel Jotin. Ajo ka marrë tashmë frenat e Top Medias dhe po përgatitet të vërë në postet kyçe njerzit e saj.

Jo vetëm për të kthyer pronën tek familja.

Por edhe më ëndrrën në djep se pas kësaj qeveria do e përfillë më shumë duke e përdorur po njësoj.

Marrë nga Lapsi

Tags: Top ChannelVjollca Hoxha
Previous Post

Vjollca Hoxha zyrtarisht në krye të Top Channel | DOKUMENTET

Next Post

Sot në “Bidai” – 7 Janar 2016

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Sot në “Bidai” – 7 Janar 2016

Sot në "Bidai" - 7 Janar 2016

Netflix shtrihet në 130 vende të reja te botës, i pranishëm edhe në Shqipëri

Netflix shtrihet në 130 vende të reja te botës, i pranishëm edhe në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA