‘Dance With Me’ | Fituesit e mbrëmjes Laura dhe Renato

Kupen e “Dance With Me” këtë radhë e fiton çifti Renato dhe Laura, të cilët sollën një performancë të shkëlqyer.

Edhe kjo e hënë ka përcjellë ritëm në ekranin e Televizionit Klan me spektaklin “Dance With Me”.

Jessy dhe Vicky ka qenë çifti i parë që ka hapur garën e kësaj nate.

6

Ashtu si edhe në netët paraardhëse nuk ka munguar humori, batutat , “thumbimet” , por edhe kritikat mes konkurrentëve dhe panelit të jurisë.

veee

Xumi dhe Fjolla kanë qenë çifti që ka dominuar sërish në skenën e “Dance With Me”, këtë herë të ardhur jo si “murgesha gazmore”, por si “sulltani dhe sulltanesha”,  të cilët me veshjet karakteristike orientale kanë ndezur publikun e pranishëm në sallë me një “belly dance” .xumi

Por “qershia mbi tortë” apo surpriza e kësaj të hënë ishte një çift të moshuarish, të cilët 55 vite dashuri vendosën t’i celebrojnë në një mënyrë krejtësisht të veçantë, me një vallëzim në skenën ku përcillet emocioni nën tingujt e muzikës dhe artit të kërcimit, në “Dance With Me”.

Ata janë Dashuria dhe Nehati, të cilët përmes vallëzimit kanë përjetuar nostalgjinë e kësaj skene në këtë ditë të shënuar për ta.

Nardi dhe Greta kanë sjellë sërish atmosferë në skenë, ndërsa Robert Aliaj nuk i ka kursyer edhe këtë herë dhuratat për Nardin.nardiAi i ka dhuruar një triko kuq e zi me një shqiponjë të deformuar, i cili thotë se nënkupton Shqipërinë e shqyer.

“Ky është kombi i shqyer, i ndarë në katër copa, ashtu si kjo shqiponjë në këtë bluzë. Kështu është katandisur vendi ynë”, u shpreh Roberti.

Nardi teksa e ka pranuar dhuratën duke e veshur, tha se kjo shqiponjë për fatin e keq është deformuar prej vitesh, duke shtuar se politikanët nga Shqipëria, Kosova, Serbia apo Maqedonia nuk po orientohen drejt perëndimit, por janë më tepër orientalë.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në ekranin e Televizionit Klan, “Dance With Me” rikthehet sërish të hënën e ardhshme në orën 20:15.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.