Pas sukseseve të padiskutueshme të dy sezoneve të para, spektakli i kërcimit me VIP-a nën produksionin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut duket se nuk do të na lëri vetëm as sezonin e ardhshëm televiziv.
Burime të InfoMedia Albania, bëjnë me dije se ‘Dance With Me’ është rinovuar pësëri për një sezon të tretë kjo edhe për shkak të interesit të madh që morri, ku ashtu siç është bërë traditë do të startojë në Vjeshtën e këtij viti (2016),
Ndërkohë ende mbetet për t’u parë nëqoftëse do të kemi vitin e ardhëshëm një sezon të rradhës për ‘X Factor’, i cili mund të mos rinovohet me si format, kjo për shkak edhe të mungesës së talenteve dhe formateve të shumta në televizionet e tjera me talentet e muzikës.
©EKSKLUZIVE // Justin Kasaj | Ndalohet riprodhimi pa autorizim i ketij materiali