Nuk ka sjelle eliminime nata e dyte e spektaklit “Dancing with the stars albania”, duke bere qe te 12-te personazhet Vip te këtij edicioni te peste, te qëndrojnë përsëri te gjithë bashke ne gare. Edhe pse aktori Amos Zaharia dhe ish-mister Albania Ermal Merdani ishin me pak te votuarit, atyre i’u është dhënë mundësia te qëndrojnë edhe një jave tjetër ne gare, pasi gjate këtyre ditëve, deri te hënën tjetër, votimi do te jete i hapur per publikun gjate gjithë kohës. Me herët gjate mbrëmjes yjet kane performuar ne gjini te ndryshme te kërcimit, tashme te njohura për publikun e “Dancing with the stars”. Ndryshe nga puntata premiere, pas çdo performance, yjet janë vlerësuar me pike nga juria, e cila nuk ka kursyer as kritikat apo komplimentet për secilin prej pjesëmarrësve te këtij edicioni te peste te “Dancing” ne Vizion Plus.
Big Brother VIP 3, Ja kush u largua sonte nga shtëpia!
Mbrëmja e sotme në "Big Brother VIP 3" ka rezervuar emocione dhe surpriza të shumta, ku pas debateve të zjarrta...