IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Dancing With The Stars”, edicioni i pestë starton suksesshëm në Vizion Plus

by Niko Lako
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
“Dancing With The Stars”, edicioni i pestë starton suksesshëm në Vizion Plus

Mbrëmjen e së hënës startoi në ekranin e Vizion Plus një ndër programet më të suksesshëm në ekranet shqiptare ndër vite, “Dancing With The Stars”. Edicioni i pestë me VIP-a të ri, moderator të rinj dhe në përgjithësi me një staf të ri realizuesish.

ADVERTISEMENT

Ajo çfarë në fakt të gjithë i çuditi, ishte pikërisht startimi i suksesshëm i spektaklit, pas gjithë asaj rrëmuje që kishte ndodhur një ditë përpara premierës. Siç dihet tashmë, ditën e diel u larguan një armatë e tërë balerinësh dhe VIP-ash të këtij spektakli. Kjo solli në një dilem startimin e spektaklit në datën 24 nëntor. Të paktën besimi se gjithçka do të shkonte mirë ishte krejt irreal. Mediat on line entertainment ngritën dyshime të forta për suksesin, me gjithë problemet që u përball producentja Holta Dulaku. Gjithçka ishte për jetë a vdekje me konkurencën, dhe “Dancing…” nëse nuk do të startonte në datën e parashikuar do të kishte disfatë galopante kundrejtë “armikut” të të njëjtit lloj në TV Klan, “Dance With Me”.

Por, habia ndodhi! Gjithçka siç duket ishte dorë e një shkopi magjik, për të shkuar ashtu siç duhet, natyrisht me ato gabimet që në të tilla rrethana kudo ndodhin. Ashtu siç vetë Revista Anabel e ka cilësuar si “as-i” nën mëngë i Holta Dulakut, zgjidhja erdhi krejt natyrshëm dhe super e zgjuar. Producentja e njohur kishte imagjinuar gjithçka, dhe ishte përgatitur në raste avarish të tilla. Dhe kur e keqja të ndodh, nuk ka më mirë se sa të jesh i përgatitur. Largimi i Ingrid Gjoni dhe Ronela Hajati u bë menjëherë zëvendësim me dy yje të tjerë, Valbona Mema dhe Heidi Lushtaku. Gjithashtu edhe largimi i dy koreografëve Gerd Vaso dhe Enada Hoxha së bashku me një numër relativisht të madh balerinësh u bë e mundur të zëvendësohej shumë thjeshtë. E gjitha ndodhi pikërisht në momentin kur edhe gojët e liga edhe konkurenca menduan se ia dolën, por Holta vërtetoi se avaria e vitit të kaluar me Miriam Canin e kishte mësuar mjaftueshëm saqë të mos bënte të njëjtin gabim sërish. Afroi Simonen në krye të spektaklit si koreograf, duke zëvendësuar çiftin e njohur të baletit, Vaso dhe Hoxha.

Gjithsesi, spektakli filloi në ditën dhe orën e parashikuar, natyrisht me të mirat historike të tij dhe ato të dobëtat të ardhura si pasojë e tensionit jo të pakët të realizuesve. Prezantimi erdhi me një rikthim të Amarda Toska në krye të këtij spektakli, pas dy vitesh dhe nga spikeri i lajmeve Drini Zeqo. Niveli i prezantimit nuk ishte ai që pritej. Normalisht Ami nuk ishte në më të mirën e mundshme, por me kalimin e javëve do të arrij të ngjitet atje ku ka qenë, si dy vite më parë. Drini po ashtu jo se shkëlqeu, por niveli ishte mesatar. Hera e parë dhe gjëra që ndodhin. Iu kujtohet Jonida dhe Armina vjet? Drini është lule! Juria e mirë, treshja e ka vërtetuar që vjet që funksionon dhe spektakolar ishte përzgjedhja e Milaim Zeka. Gazetari kosovar është brilant nga natyra dhe do i dhuroj shumë këtij show për javët në vazhdim. VIP-at e përzgjedhur këtë edicion, si çdo herë me ulje dhe ngritje. E ku mund të pajtohemi të gjithë në një mendje? Njërit i duken super, një tjetri skandal, një tjetri i duket i zgjedhur fituesi, një tjetri mendjen te zogu, domethënë krejt subjektiv në arsyetim. Dhe po, nuk mund të jetë objektive. Performancat si natë e parë mirë po themi, edhe pse nuk jemi profesionist të asaj pune. Realizimi në përgjithësi ishte i mirë, me të meta të vogla, natyrisht. Pak në regji, ca shakara të panevojshme, ca lavde të zgjeruara etj, etj.

ADVERTISEMENT

Ne të IMAlbania e konsiderojmë të përkryer përfshirjen në spektakël të dyshes Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Të themi të drejtën tani, vajzat e bënë programin më super, më interaktiv dhe bravo u qoftë. Skenografia është klasike kjo e “Dancing…”, normalisht e dizenjuar nga “BBC” dhe që është një ndër pikat që duhet respektuar edhe nga versioni shqiptar. Normale që nuk krahasohet më super skenën e “Dance With Me”, e cila është e kuruar në cdo pixel të LED-it.

Të flasim pak për rezultatet që kompania Telemetrix publikoi përmes Revista Anabel mbi shikueshmërinë e së hënës. Primati i takoi “Dance With Me” në TV Klan, i pritshëm si rezultat. Tashmë “Dance With Me” ka krijuar prestigjin e tij dhe audiencën ka ditur ta bëj për vete për javë me radhë. Avantazh i madh është të startosh një orë më parë se konkurenca. Publiku është bërë gati për show që e njihte, me performaca që i priste më të avancuara, përkundrejt “amatorëve” të rinj në “Dancing With The Stars”. Si mbrëmje parë për këtë të fundit, rezultati i ngushtë me vendin e dytë duhet të jetë i kënaqshëm edhe për realizuesit. “Dance With Me” kaloi mbrëmë një show të shkëlqyer me shumë emocione dhe bëri audiencën të qëndroj në TV Klan. Megjithatë kjo nuk do të thotë se do të shkoj çdo të hënë kështu. Mund të kaloj i pari “Dancing…” javën tjetër, ose mund të jetë një dështim katastrofik, janë gjëra që pritet të analizohet të hënën e ardhshme. Ajo që duhet theksuar edhe për publikun skeptik është që në javën e parë nuk mund të dali rezultati se cili show është më i mirë. Gjithsesi, ajo çfarë është e garantuar është një luftë e ftohtë midis dy programeve dhe një super show nga të dyja palët për publikun. Për ne audiencën e thjeshtë është e thjeshtë, kemi show, kemi spektakël dhe punë e madhe ku e ndjekim. Të fitoj më i miri në javët në vazhdim!

IMA / S. Dema

Tags: Amarda ToskaBBC WorldDancing with the Stars Albania 5Drini ZeqoHolta DulakuSpektakelTalent ShowVizion Plus
Previous Post

Programi i mbrëmjes 25/11/2014

Next Post

TurkShow, kanali dedikuar komunitetit turk që jeton në Europe, free në satelit

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
TurkShow, kanali dedikuar komunitetit turk që jeton në Europe, free në satelit

TurkShow, kanali dedikuar komunitetit turk që jeton në Europe, free në satelit

“Sulejmani i Madhërishëm”, personazheve u gdhenden statuja prej dylli

“Sulejmani i Madhërishëm”, personazheve u gdhenden statuja prej dylli

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA