IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Dashuri e Ndaluar”, të papriturat e javës

by Niko Lako
2020/04/19
in Serial
Reading Time: 4 mins read
A A

Edhe këtë javë në “Dashuri e Ndaluar” në televizionin Klan do të ketë episode emocionuese. Behlul dhe Bihter nuk mund të qëndrojnë larg njëri – tjetrit edhe pse rreziku po u rritet dita – ditës. Behlul ka vendosur t’i propozojë Nihalit, fakt ky që do t’i surprizojë të gjithë. Të gjithë e konsiderojnë këtë si një lajm të mirë, por e vetmja e lënduar nga e gjithë kjo do të jetë Bihter. Ajo kupton se do të pagujë me heshtjen e saj për këtë propozim martese dhe fillon vuan thellësisht.

ADVERTISEMENT

Nata nis me gëzim të madh, por përfundon me ngjarje të mëdha për familjen Ziyagil. Bihter përpiqet të tregojë inatin e saj ndaj Behlul duke dashur ta mërzisë atë me veprimet që bën. Pas presionit të të gjithëve, kur Behlul shkon në festë dëgjon nga Hilmi Onal se ai e di të vërtetën për të dhe Bihter, kjo e bën Behlulin të mërzitet pa masë dhe të humbasë kontrollin. E gjitha kthehet në një konflikt dhe kjo bëhet shkak që familja Ziyagil të largohet nga festa. Vetëm Bihter dhe Behluli kuptuan se çfarë ka dashur Hilmi të thotë kur paralajmëron z. Adnan. Nga ky paralajmërim edhe Peyker arrin të kuptojë diçka dhe vërteton dyshimet e një kohe të gjatë. Tani duket se rrethi i Bihter dhe Behlulit po ngushtohet së tepërmi. Fejesa e Behlul dhe Nihal është gjithashtu një mënyrë që Bihter të dalë jashtë lojës. Behlul ndihet i kërcënuar nga gjithçka që e rrethon dhe e vetmja zgjidhje për të është të qëndrojë pranë Nihalit. Bihter dhe Behlul janë të vetëdijshëm se edhe pse rreziku rreth tyre rritet nga dita në ditë është e pamundur që ata të qëndrojnë larg njëri – tjetrit. Kur Behlul fillon angazhohet me Nihalin, të dy të dashuruarit sekret fillojnë një jetë të re frike, trishtimi dhe keqardhjeje.

Ndërkohë Bihter vazhdon të ndjejë lëndim dhe nuk dëshiron të pranojë afrimitetin intim mes Nihalit dhe Behlulit. Nihal dhe Behlul vazhdojnë me festat e tyre dhe kësaj here dalin për të festuar me miqtë. Nihali është tepër e lumtur dhe e kënaqur, por zemërimi i Bihter ndryshon ngjyrat e natës në rezidencë. Adnan e sheh zemërimin e Bihter si rezultat i konfliktit mes saj dhe Peyker. Kur ai kërkon të mësojë problemin e motrave, Bihter mbetet e bllokuar.

Në fund të natës Bihter është dëshmitare e përpjekjes së Nihalit për të pasur marrëdhënie intime me Behlulin dhe ndihet e lënduar nga ky fakt.

Pasioni dhe dëshira e madhe e ka bërë Behlulin dhe Bihter të marrin parasysh çdo rrisk. Edhe pse ata mbajnë vuajtje brenda vetes, ata të dy e dinë se nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë larg nga kjo dashuri. Bihter i bën presion të vazhdueshëm Behlulit për të qëndruar sa më larg që mundet nga Nihali. Për Behlulin tani nuk ka më asgjë rëndësi, vetëm të lërë çdo gjë të shkojë.

Nga ana tjetër edhe pse Nihali mori atë që donte, ajo ndjen se Behluli nuk po e trajton atë vërtet si të fejuar. Ajo ndan ndjenjat e saj me Zonjushën dhe ndjen sa ka mbështetjen e saj. Ndërkohë që vendimet në jetën e çiftit vazhdojnë ta godasin Bihterin herë pas here. Nga ana tjetër edhe Hilmi Onal vazhdon të dërgojë mesazhe paralajmëruese për familjen Ziyagil dhe të kthehet kështu në një kërcënim të vërtetë.

Pavarësisht të gjitha rreziqeve, Bihter dhe Behlul tani janë më të sigurt se ata do të jetojnë dashurinë e tyre deri në fund dhe se flaka e pasionit mes tyre është ndezuar akoma më shumë. Z.Adnan ndihet i zemëruar nga paralajmërimet e Hilmi Onal në lidhje me Bihter dhe Behlul. Pas tronditjes së parë ai vazhdon të mendojë së duhet të bëjë diçka në lidhje me këtë. Nga ana tjetër sjelljet e Nihalit e frustojnë Bihter dhe si pasojë Behlul sheh se është mbërthyer në mes të një mosmarrëveshjeje mes Bihter dhe Nihalit. Z. Adnan ka vendosur të kthehet tek Hilmi Onal dhe të përfundojë karrierën e tij si biznesmen. Hilmi Onal nuk e kupton se ndërkohë që ai po merr hapa të rrezikshëm, ai është duke i dhënë të dhëna të rëndësishme z.Adnan. Ky i fundit është përqëndruar të gjejë copëzat që i mungojnë zgjidhjes së enigmës. Nihal është e zhgënjyer për mospatjen e marrëdhënieve intime që ajo dëshiron me Behlulin, por vazhdon të mbajë në mend gjërat që e bëjnë të lumtur. Peyker paralajmëron Bihter për atë që z. Adnan ka mësuar ndërsa dëshmitare e kësaj bisede është Katya. Lajmi bën që Bihter dhe Behlul të ndihen keq. Znj. Firdevs ndërkohë po përgatitet për festën e Çetin Ozder, por një sy e mban nga Bihter.

ADVERTISEMENT

Pasioni dhe dashuria mes Bihter dhe Behlulit vazhdon të rritet, por ndërkaq një tjetër pyetje është ngritur në mendjet e tyre.

Burimi | Tv Klan

Tags: Dashuri e NdaluarSerial turkTv Klan
Previous Post

Seriale USA | Sonte ne TV 18 Maj 2014

Next Post

Konfliktohen palët në rubrikën “Shihemi në gjyq”

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post

Konfliktohen palët në rubrikën “Shihemi në gjyq”

Programi i mbrëmjes 19/05/2014

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA