IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Dashuria është më e fortë se veset”- Alandy sqaron një herë e mirë gjithçka ka ndodhur me Palomën

by IMA Redaksia
2021/10/17
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
“Dashuria është më e fortë se veset”- Alandy sqaron një herë e mirë gjithçka ka ndodhur me Palomën

Paloma rrëfeu së fundmi në “Big Brother VIP Albania” se bashkëshortit të saj i është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin, që fatmirësisht, siç tregoi ajo, tani e kanë kaluar. Ndaj, puntatën e të premtes, bashkëshorti i saj Andrei, ose siç e njohim të gjithë, Alandy, u përball me të, për të sqaruar gjithë situatën e për t’i thënë edhe një herë që e do dhe e mbështet.

ADVERTISEMENT

Mirëpo, polemikat lidhur me deklaratat e marrëdhënien e tyre, kanë vazhduar në mediat rozë. Keqkuptimi erdhi pas statujës e cila duhet të ishte trajtuar si humor dhe aspak për të mërzitur Palomën, pasi për disa u duk si moment ku Andrei i kërkoi të mos tregojë historinë por në fakt nuk është kështu. Ditën e sotme, ai ka qenë i ftuar në “Big Brother Fan Club”, për të sqaruar situatën, pas gjithë “zhurmës” në rrjet. Ai ka thënë se ka marrë shumë komente, edhe nga kolegët e tij artistë, komente të mira, dhe sigurisht edhe jo të mira.

Së pari, ai sqaroi se batuta e tij “Kam dhe unë material për të nxjerrë”, gjatë takimit me Palomën, nuk ka të bëjë me materiale lidhur me ta si çift, por me materiale muzikore, meqënëse prej vitesh ai prodhon muzikë dhe shumë shpejt do të publikojë këngë të reja.

Ai sqaroi se gjithë vizita e tij në “Big Brother VIP” ishte menduar ndryshe, ai kishte organizuar një surprizë për Palomën, bashkë me vajzën e tyre Lunën, edhe pse gjërat shkuan ndryshe. Por mesa duket, edhe fakti që nuk flet shumë mirë shqip bëri që edhe në këtë program të mos e sqaronte gjithçka siç duhej.

I prekur nga titujt abuzivë portale dhe pamundësia për të thënë të vërtetën siç është edhe në emisionet ku ai është ftuar, Alandy foli gjithashtu edhe për “News 31”.

“Unë nuk mohoj atë që ka ndodhur dhe as nuk e kam ndaluar ta tregojë historinë. Paloma sigurisht që është lënduar, mërzitur, kemi ngritur zërin dhe e kam shqetësuar por dhunë fizike për 8 vite siç po flitet nuk ka patur. Madje ajo e tha edhe vetë këtë atë natë. Ka patur momente që është kaluar kufiri dhe pikërisht këto momente më bënë të kuptoja që po lëndoja familjen dhe njerëzit që dua më shumë. E falenderoj që më qëndroi pranë dhe ja dolëm ta kalonim atë periudhë.”

Producenti ka shtuar se e lëndon fakti që përmenden vetëm momentet jo të mira të tyre, duke lënë mënjanë momentet e bukura, sidomos ato gjatë shtatzënisë së gazetares, kur ata prisnin fëmijën e tyre të parë, Lunën.

Ai ka treguar se nuk e ka mohuar ndonjëherë historinë e tyre, madje zbuloi se e kanë treguar të dy më parë, në Top Albania Radio, bashkë me Palomën.

ADVERTISEMENT

“Falje i kam kërkuar Palomës, shumë herë, madje edhe me muzikë, sepse edhe kënga ime ‘Sorry’ i dedikohet asaj. E kam pranuar fajin, dhe fakti që bëra gjithë terapinë, për t’iu dedikuar familjes e shpjegon më së miri këtë. Nuk e mohoj por më lëndon fakti që gjykohem sikur s’doja ta tregonim historinë, ndërkohë, që unë nuk e kam problemin këtu, por tek keqinterpretimi i detajeve. Une jam ai që e shtyu të hynte në ‘Big Brother VIP’ dhe po kujdesem për vajzën bashkë me familjen e saj. Nëse do isha ‘i tmerrshmi’ i komenteve as familja e saj nuk do të më mbante afër.

Dua që historia jonë të shërbejë si histori frymëzimi për çiftet që janë në të njëjtën situatë si tonën dikur, që mund t’ia dalin, siç ia kemi dalë ne sepse dashuria është më e fortë se veset.”- përfundoi Alandy, për “News 31”, duke iu treguar të gjithëve se çdo vështirësi në çift kalohet, kur ka vullnet dhe shumë dashuri, si në rastin e tyre.

Previous Post

Ermal Mamaqi rikthen Elvana Gjatën si aktore, zbulon planet për filmin e ri

Next Post

Bora Zemani i jep dritën jeshile Semit dhe Donaldit!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Bora Zemani i jep dritën jeshile Semit dhe Donaldit!

Bora Zemani i jep dritën jeshile Semit dhe Donaldit!

Refuzoi ftesën për “Big Brother VIP”, Shpat Kasapi zbulon arsyen që e pengoi!

Refuzoi ftesën për “Big Brother VIP”, Shpat Kasapi zbulon arsyen që e pengoi!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA