Vuçiq marrëveshjen e nënshkruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën prezencën e Donald Trump po e cilëson si fitore për Serbinë.
Vuçiq, pas marrëveshjes, para gazetarëve serb, ka thënë që nuk pranuan që Kosova të jetë palë në marrëveshje, shkruan Gazeta Infokus.
Presidenti serb gjithashtu ka thënë që tashmë po rregullohen edhe raportet me siç e ka quajtur Amerikën, nëse jo më e fuqishmja, padyshim një prej dy vendeve më të fuqishme në botë.
Më poshtë e keni të plotë intervistën e Aleksandër Vuçiqit, të përkthyer në gjuhën shqipe.







