Ashtu siç ju kemi informuar edhe më parë, ish-spikerja e lajmeve në Ora News, Denisa Pasholli, kishte marrë një ftesë për të qënë prezantuese e lajmeve në Top Channel, duke zvëndësuar Monika Stafën vendi i së cilës kishte mbetur vakant pas largimit të saj nga TCH për në AMA si drejtuese e Këshillit të Ankesave.
Lexo edhe: Denisa Pasholli zë vendin e Monika Stafës pas largimit?!
Edhe pse pritej prej kohësh, zhvendosja e Denisa Pashollit është bërë këto ditë, ku ajo tashmë do të drejtojë edicionin e orës 15.00 në Top Channel.
Denisa Pasholli ka qënë gjithashtu edhe spikere e Vizion Plus.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim!