IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Denoncimi në “Stop” | Mashtrimi për një pronë, që kushtoi 100 mijë €

by IMA Redaksia
2016/11/24
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A

Emisioni “Stop”, solli historinë e Engjëllushe Mehmetit, bashkëshortes së Daut Mehmetit, i cili vite më parë ka qenë ortak i fabrikës së pijeve alkoolike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

ADVERTISEMENT

Në pamundësi për të folur vetë Dauti, pasi ai ka pësuar një infarkt nga kjo histori, vetë Engjëllushja tregon për odisenë 9 vjeçare nëpër gjykata. Historia ka të bëjë me një pronë prapa hotel “Diplomat”, ku avokatja Alberta Gega ka marrë 100 mijë euro, për të sistemuar dokumentacionin për këtë pronë, në të cilët Dauti do të ndërtonte një pallat.

Gjithçka është bërë me një kontratë me afat 1- mujor. Kontrata nuk u zbatua dhe Dauti kërkoi kthimin e shumës, por avokatja nuk pranoi t’ia japë.

Tashmë kanë kaluar nëntë vite sorollatje dhe Dauti bashkë me Engjëllushen nuk kanë gjetur ende drejtësi.

“Burri im ka pasur fabrikën e pijeve alkoolike të konjakut, pra ka qenë një nga ortakët e fabrikës “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”. Më pas këtë e shitën dhe ne menduam të merreshim me diçka tjetër. Na prezantuan me një avokate Alberta Gega, e cila i tha burrit tim që: “a do një shesh ndërtimi?” Po, i tha im shoq.

Kam një mbrapa hotel “Diplomat”, e kam të gatshme, vetëm dy firma janë për të marrë edhe mbaron kjo histori. Në këmbim të kësaj ajo donte 100 mijë euro. Shkojmë tek banka dhe kalojmë lekët nga llogaria jonë, në llogari të saj. Më vonë banka thërret bashkëshortin tim. Ata kërkonin një letër, se pse këto lekë kanë kaluar në emër të saj. Më pas bashkëshorti im, i tha avokates që të bënte një deklaratë, se pse po kalojnë këto lekë në emër të saj. Afati ishte që për një muaj, a për një vit, ne ta merrnim atë pronë dhe të nisnim ndërtimin. Kaloi viti i parë, i dyti, i treti e kështu me radhë. Ne filluam të shqetësoheshim për këtë gjë, se çfarë po bëhet?

Shkon më pas burri im, denoncon për këto gjëra. Pas investigimeve të bëra se çfarë thamë ne, ishin të vërteta, këto nxorën fletë arresti. Më pas kjo (avokatja) u fsheh. Pastaj paskan bërë një gjyq, që ky hetim i bërë nga hetuesi nuk quhet, pasi paska qenë në stazh. Bëhet gjyq në Shkallë të Parë në Tiranë, tek Krimi Ekonomik dhe del, që nuk është i vlefshëm hetimi. E njejta gjë edhe në Shkallë të Dytë. Në Shkallën e Dytë, isha bashkë me burrin dhe aty atij i ra infarkt, në sallë të gjyqit dhe kemi shkuar direkt në spital. Ata më pas e çuan në Shkallë të Parë, për t’a nisur nga e para. Kjo më pas e mori e hodhi në Gjykatë të Lartë, për t’a zvarritur. Gjykata e Lartë e çoi sërish tek Shkalla e Parë,ku u dha vendimi i Shkallës së Dytë për t’a nisur nga e para. Dhe kjo prandaj m’i dha këto lekët, për të më thënë që unë ia njoh borxhin, por nuk merret vesh se thotë, unë i jap lekët dhe këto nuk duan lekë, i them a i doni tokat, këta duan lekët. Unë nuk e di se çfarë bëhet këtu, nuk po gjej drejtësi kurrkund, unë dua lekët, nuk dua t’a fus në burg këtë njeri. “

 

Më pas gazetari shkoi për të takuar me avokaten Alberta Gega, e cila i ka kthyer vetëm 12 milion lekë, ndërsa lekët e tjera sipas saj, janë shpenzuar për honorare.

 

stop 2

Gazetari – Kjo kontratë që po flasim një mujorëshe ka qenë?

ADVERTISEMENT

Avokatja – Kontrata ka qenë me afat një mujor. Dhe pas kësaj, palët do shkojnë ta zgjidhin në arbitrazh.

Gazetari – Po lekët ku janë? Këtë s’e kuptoj!

Avokatja – Lekët kanë shkuar në shërbime, janë prishur…

Gazetari – 100 mijë euro?

Avokatja – Po, 100 mijë euro.

Gazetari – Po çfarë shërbimesh?

Avokataja – Ja lexoji këto shërbime: arkitekt, topograf dhe pronarë të truallit, të cilët na vunë për të gjetur dokumentacionin, që nga vendimet e Këshillit Bashkiak, që nga kur e kishin ndërtuar lejen e ndërtimit gjithë këto, komplet honorare.

Gazetari – S’janë shumë?

Avokatja – Po kaq shumë, të duken shumë ty?

Gazetari – Shumë!

Avokatja – Që të jenë 100 pronarë atje në sipërfaqen e pronës, të gjesh nga arkiva ?

Gazetari – Po çfarë i ke dhënë pronarëve? Si janë konsumuar 100 mijë euro? Më fal që pot ë pyes, por duhet të jem unë i qartë.

Avokatja – kemi nxjerrë, që nga momenti që është ndërtuar objekti, nga ndërmarrjet e shtetit, deri në momentin, kur këto objekte janë kthyer në fonde banese.

Gazetari – I keni të gjitha këto me fatura, që mund t’i provoni?

Avokatja – Këto do t’i paraqesim në gjykatë në momentin, që ky zotëria kërkon ta bëjë, do ta bëjë një konflikt civil.

Source: TV KLAN
Tags: StopTv KlanVideo
Previous Post

Moderatorja e ekranit publikon klipin e saj të ri | VIDEO

Next Post

Bëhuni gati për sezonin e tretë të “Lufta e Nuseve”!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Bëhuni gati për sezonin e tretë të “Lufta e Nuseve”!

Bëhuni gati për sezonin e tretë të "Lufta e Nuseve"!

Amarda Toska konfirmohet si moderatore e “Dancing With The Stars” 7

Amarda Toska konfirmohet si moderatore e "Dancing With The Stars" 7

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA