IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Digitalb finalizon operacionin antipirateri për ndalimin e transmetimit dhe shitjes ilegale të kanaleve. Në shënjestër dhjetra servera

by IMA Redaksia
2020/03/02
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Digitalb finalizon operacionin antipirateri për ndalimin e transmetimit dhe shitjes ilegale të kanaleve. Në shënjestër dhjetra servera

Digitalb, kompania e parë shqiptare që arrin të finalizojë një operacion antipirateri në territorin Europian për ndalimin e transmetimit dhe shitjes ilegale të kanaleve të platformës së saj.

ADVERTISEMENT

Digitalb ka angazhuar në këtë operacion partnerin e saj italian, një nga shoqëritë më të rëndësishme të Cyber security dhe content Protection.

Falë aplikimit të një infrastrukture të re teknologjike, në koordinim me departamentin antipirateri në Digitalb, u arrit të finalizohet me sukses operacioni i parë i një fushate kolosale kundër piraterisë televizive.

Pas një pune të gjatë investigimesh, ditën e shtunë, më 29 shkurt 2020, ora 21:10 u zhvillua operacioni për errësimin e serverave të një operatori të njohur pirat (IPTV Selling) në industrinë e IPTV. Hetimet të cilat kanë vazhduar prej muajsh kishin për synim të identifikonin një rrjet të madh serverash dhe rrjeti distribucioni ilegal të kanaleve Digitalb. Janë identifikuar mbi 100 servera, 2.500 rishitës me Adresë IP, dhe mbi 80.000 përdorues fundorë dhe burimet e sinjaleve. Operatori ilegal ndër të tjera i ka shkaktuar dëme jo vetëm Digitalb por edhe kompanive homologe si Sky Italia, Bein dhe shumë kompanive ndërkombëtare të rëndësishme nga vende të ndryshme të Botës.

Operacioni, i parë i këtij lloji i kryer nga Digitalb dhe partneri i tij italian, për cyber security dhe Content Protection, vërtetoi njëkohësisht edhe suksesin e adoptimit të sitemeve të fundit të monitorimit dhe kontrollit të piraterisë televizive: bëhet fjalë për sisteme të zhvilluara gjatë viteve të fundit dhe të bazuara në një platformë inteligjente artificiale të avancuar që survejon dhe monitoron ekosistemin e transmetimit, duke përmirësuar automatikisht kapacitetin e saj investigues.

Kjo infrastrukturë sot është në gjendje të sigurojë një performancë të lartë dhe arrin të krijojë një hartë të serverave të përdorur për shpërndarjen dhe trasnemtimin live të transmetuesve kryesorë botërorë. Analizat e kryera tashmë mbi shpërndarjen e fenomenit i lejuan Digitalb dhe partnerit të saj të identifikojë 45.000 faqe të dedikuara shitjes dhe transmetimit ilegal të kanaleve me një portofol kompleks të rreth 15 MILIONË përdorues në të githë Evropën (rreth 2 MILIONË më shumë se raporti i vitit 2019 të EUIPO, zyrës së bashkimit europian për pronësinë intelektuale).

ADVERTISEMENT

Me zhvillimin e këtij sistemi të ri teknologjik investigues falë Digitalb dhe partnerit të tij italian për cyber security dhe Content Protection, subjektet e dëmtuara nga veprimet ilegale të piraterisë kanë më në fund një mundësi për të marrë masa jo vetëm ligjore por edhe teknike për tkurrjen konkrete të fenomenit me metoda gjithmonë e më efikase dhe me një potencial dhe aftësi për të shkuar progresivisht drejt zhdukjes së fenomenit duke koordinuar punën me forcat e ligjit në vendet respektive.

Ky është sulmi i parë i këtyre përmasave i realizuar nga Digitalb i cili inicion një fushatë intensive që pritet të përshkallëzohet gjatë vitit 2020. Aktualisht, janë evidentuar nga Digitalb, dhe qendra të tjera për distribucion ilegal të kanaleve dhe videove për të cilat Digitalb ka inicuar një tavolinë me operatorët europianë dhe pritet të goditen së shpejti qendra të tjera piraterie.

Homologët e vendeve europiane, gjatë javëve të kaluara kanë marrë gjithashtu masa direkte me klientët fundorë duke gjobitur për përdorim të produkteve të cilat çojnë në favorizim të piraterisë.

Për të justifikuar zgjedhjen e IPTV për shumë njerëz motivi ishte thjesht ekonomik. Me transmetim të paligjshëm, ekzistonte mundësia për të kursyer një shumë parash në krahasim me një abonim të rregullt. Tashmë ky arsyetim bie poshtë pasi për herë të parë, në vendet fqinje janë kryer dënime të mëdha kundër të gjithë përdoruesve. Gjobat për klientët, përdorues të IPTV-ve pirate variojnë nga 15.000-30.000 EUR.

Por në disa raste rreziku mund të jetë i dyfishtë. Meqenëse kjo është një vepër e vërtetë penale, përdoruesit burgosen gjithashtu, për një minimum prej gjashtë muajsh deri në maksimum tre vjet.

Prandaj, Digitalb fton të gjithë shqiptarët që ndodhen nëpër botë, të mos bëhen pjesë e sistemeve operative pirate dhe konsumimi të kësaj vepre penale pasi kjo mund ti shkaktojë dëme të jashtëzakonshme edhe vetë atyre.

Top Channel

Previous Post

Gjykata dënon portalin shpifës / Top Channel e paditi për shpifje, syri.net duhet të përgënjeshtrojë

Next Post

A do të jetë spektakli i ri i Luanës, ‘Big Brother-i’ i ri për nga audienca?

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
A do të jetë spektakli i ri i Luanës, ‘Big Brother-i’ i ri për nga audienca?

A do të jetë spektakli i ri i Luanës, 'Big Brother-i' i ri për nga audienca?

Sezoni i dytë i “Ragnarok” vjen së shpejti në Netflix

Sezoni i dytë i "Ragnarok" vjen së shpejti në Netflix

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA