Disney XD ka porositur një sezon të dytë të spin-offit të filmit të animuar Big Hero Six pas premierës së sezonit të parë vitin e kaluar.
Porositja, vjen disa muaj pas episodeve të para të serialit i quajtur po ashtu Big Hero Six i cili u transemtua në Disney XD në vjeshtë.
Seriali është i prodhuar nga Disney Television Animation dhe është bazuar në filmin e Walt Disney Animation Studios të inspiruar nga komikët e Marvel me të njejtin titull.
Seriali do të vazhdojë të tregojë aventurat e një djaloshi 14 vjeçar, tepër i apasionuar ndaj teknologjisë dhe robotëve.








