Donaldi dhe Iliri i janë rikthyer gjendjes së acaruar dhe kritike në raport me njëri-tjetrin. Gjithë debati nisi nga hiçi, teksa bisedonin e kujtonin diskutime të shkuara dhe krejt papritur akuzat kundrejt njëri-tjetrit për mashtrime, shtirje dhe ofendime të këtij lloji, krijuan një atmosferë të rëndë në shtëpi.
Pjesë e saj u bënë dashur pa dashur edhe banorët e tjerë të cilët u desh të duronin të bertiturat.
“Kjo është arma jote, bën si i prekur kot”, thotë Donaldi në një moment. Më tej ai shprehet që Iliri ka italianin brenda vetes dhe nuk flitet me të.