IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Dorina Mema: Nuk kam shënuar ende asnjë humbje në kalendar

by Gerald Qerimi
2015/12/07
in EKSKLUZIVE
Reading Time: 9 mins read
A A
Dorina Mema: Nuk kam shënuar ende asnjë humbje në kalendar

Dorina Mema, trupi më i bukur i bodybuilding, një vajzë e cila karrierën e saj e ka ngritur tek besimi në vetvete dhe ambicia profesionale. Prej shumë vitesh ajo ka investuar personalisht në pasionin e saj, por asnjëherë Mema nuk ka harruar që të ngrejë flamurin shqiptar në garat përfaqësuese. E stërvitur, e trajnuar dhe e mbështetur nga Federata që drejtohet nga Rando Kukeli, Dorina Mema pjesë të gëzimit të kësaj fitore që mban era dinjitet bën gjithë ata njerëz që besuan tek ajo, ata që e kanë mbështetur ndër vite dhe padyshim të bijën, e cila është edhe motivi kryesor që i’a bën jetën më të bukur. Pjesë e disa evenimenteve kombëtare e ndërkombëtare, me disa trofe te fituar, eksperiencën e fundit në “Wabba – World Championship” Mema e konsideron unike, jo vetëm për faktin se për herë të parë u shpall fituese e “The Best Muscle Doll”, por sepse në gjithë atë sallë të madhe rrethohej nga profesionistë të vërtetë, duke filluar nga konkurrentët, të ftuarit special e deri tek anëtarët e jurisë. Dorina Mema është një nga finalistet e këtij edicioni në Dancing With the Stars Albania. Ajo në një rrëfim ekskluziv për InfoMedia Albania na ka treguar për këtë eksperiencë.

ADVERTISEMENT

https://www.youtube.com/watch?v=snO9umN7JIU

Dorina pse pranuat ftesën e DWTS Albania?

Si mund t’i thuash jo Dancing With the Stars, edhe sikur mos të dish të ecësh këasaj ftese i thuhet vetëm “Po“.

Çfarë do të thotë të kërcesh për ju?

Kërcimi për aurën time është kënaqësia më e madhe, ku pavarësisht gjendjes time, buzët më shkojnë në buzëqeshje sapo dal në skenë. Ndoshta llogjika ime dëshiron tjetër gjë por shpirti ma do kërcimin si trupi ujin.

dorina mema

ADVERTISEMENT

Dancing With the Stars e shikon si sfidë me vetveten apo si sfidë me konkurentët?

Sfidat e mia nuk janë të kësaj natyre, kjo është sfida më e vogël që kam hasur në jetë, e shikoj si kënaqësi dhe si përmbushje e një ëndrre fëmijërie.

Baleti ka qenë një ndër ëndërrat e tua në fëmijëri. A po e realizoni këtë ëndërr në skenën e Dancing With the Stars?

Pikërisht, jam kthyer 16 vjeç, si ajo kohë kur prindërit ma ndaluan kategorikisht baletin, më trishtuan shumë asaj kohe. Ma bën adoleshencën bardh e zi. Aq shumë e doja kërcimin. Tani nuk merem me asgjë tjetër veç “Dancing…”, mërzis dhe stafin ndonjëherë, dua të zgjedh muzikën, personazhin e goditur, veshjet e mia, që Ardi mi bën me aq kujdes, skenën dhe mënyrën si regjistrohet nga kameramanët. Janë shumë hallka bashkë që krijojnë një figurë. Për djemtë është më e lehtë sepse sytë shkojnë instiktivisht tek femra, balerina. Femra duhet të bëjë impostimet, lëvizjet, interpretimet, mardhënien me publikun e me balerinin, padjeshkat, ti qëndrojë mashkullit e fortë e gatshme në fraksion të sekondës sidomos në lëvizjet e vështira që unë zgjedh. Më pëlqen ta rris shkallën e vështirësisë. S’më pëlqen të fshihem pas balerinit, as një pikë qyl nuk dua, e dua të ndershme dhe të pastër cdo gjë që përçoj tek publiku dhe ndoshta kjo i bën ata të më votojnë.

Mardhëniet e tua me balerinin Besi si janë? A ke gjetur ndopak vetveten në koreografitë e tij?

Marrdhëniet i mbaj shumë profesionale kur bëhet fjalë për një mega spektakël si ky. Jam aq kërkuese sa arrij të kërkoj të provoj më shumë nga sa më caktohet nga ai. Kërkoj mos më trajtojë si “Vip” por si kolegen e tij. Nuk ka përkëdheli, nuk ka “nuk e bëj”, ka vetëm punë dhe çfarë më kanë dhënë në koreografi i kam arritur t’i çojë deri në fund. Tani që kam ndërruar balerin është e vështirë të rifillosh përshtatjen por unë u përshtata shumë shpejt dhe ndihem shumë mirë me Besin. Ai i bën koreografitë të ndërlikuara ashtu siç i dua unë, plot figura dhe elementë baleti.

12319325_1086106614747013_1471565710_n

Si janë mardhëniet e Dorinës me antarët e jurisë?

Juria? Me thënë të drejtën nuk më pëlqejnë fare ata që e kundërshtojnë pa e parë veten e tyre. Ata na shikojnë në çdo detaj dhe janë të saktë në çfarë thonë, na pëlqen apo nuk na pëlqen neve. Përsa i përket pikëve ka raste që janë pak kurrnacë (Qesh)
Po ç’mund të thuash për Kacinarin? Ai është baba i skenës tonë, edhe pas kuintave është dashuri me të gjithë ne. Ema është figurë feminile që duhet të jetë patjetër aty, çdo vit që kalon është shumë e drejtë në komentet që jep. Ajo mua më lexon gjithmonë.
Ndërsa Iliri ndoshta ngaqë e dua kërcimin, edhe pa e njohur e kam pëlqyer gjithmonë, ai pa filluar komentet më bën të qesh sepse i futem në zonat e tij të minuara me lëvizje dhe i jap kënaqësinë të më “vrasi”. Më pëlqen të luaj me Ilirin, është mbreti i Dancing With the Stars, a kundërshtohet mbreti? Kurrë!(Qesh). E dua atë njeri shumë. Besoj relatat do i ruaj dhe kur të largohem nga spektakli.

12348452_1086106628080345_818781330_n

Si janë mardhëniet me konkurentët e tjerë “Vip”?

Unë dhe Beatrixi kemi një kimi që na ka forcuar shumë shoqërinë, e shikoj ndonjëherë si vajzën time.

Cilit konkurent i trembeni më shumë dhe e shikoni favorit për të fituar këtë edicion të gjashtë të Dancing With the Stars?

Në finale do doja të kalonte Albatrosi me Isiden dhe nëse do të isha unë në finale do doja të isha përballë Florit, është si të luftoj veten time në variantin mashkull. Mos u çudisni kur pas “Dancing…” të na shikoni shokë bashkë, e respektoj pafund atë djalë. Jemi të dy për një qëllim, të fitojmë çmimin e madh për familjen tonë, jo për veten tonë.

A ka krijuar Dorina miq të vertetë brënda “Dancing…”?

Po, duke respektuar personalitetet e punën e secilit, të gjithë i kam bërë miq, edhe balerinët madje. Jam e lumtur që i njoha, edhe stafi i “Dancing” është shumë profesional dhe njerëz vërtetë për t’u dashur. Miqësia që do doja ta ruaja më tepër do ishte Ardi Asllani, i cili do jetë ai që do qepë fustanin tim të nusërisë dhe Ilir Shaqiri kur të shkoj në shtëpine time të dytë në Milano, do të kem një shok të mirë për të qeshur me çfarë ndodhi në Dancing.

A ju pengojnë muskujt për të kërcyer?

Masën e fitnesit e kam hequr, tani jam në peshën time 54 kg. Megjithatë për kercim duhet një trup fit, i stërvitur dhe fibroz. Kërcimi është disiplinë që kërkon përgatitje fizike. Nuk mund të kërcejë bukur një trup pa bazë muskulare.

Cili ka qenë kërcimi më i bukur dhe më i realizur për ty në DWTS?

Kërcimet që kam bërë kanë secila diçka që më ka lënë mbresë, por valsi është më i arriri për mua sepse aty brenda janë të gjitha çfarë dua unë, kënga, baleti, romanca.
Jo më kotë, valsin publiku e ka komentuar si një kërcim ku nuk dallohet cili ishte balerini profesionist. Kjo është arritje për mua.

Në televizion mund të themi i keni provuar nga pak të gjitha. Ku do e shohim Dorinën në një të ardhme në televizion?

Të ardhmen e di vetëm Zoti, sidomos për një njeri si unë që më jepet për gjithçka. Me punë arrij gjithçka të më jepet.

Nesë do skualifikoheshit nga spektali për çfarë do t’ju vinte më shumë keq?

Këtë dua ta theksoj. Shikoj konkurentet që trishtohen kur largohen nga gara, por duhet ta dini se sa herë trishtohet njeriu vdesin qelizat e trupit tuaj të dashur. Ky është burimi i energjisë time pozitive dhe humorit tim dhe në ditë me pak pikë. E shijoj si një shans ku vërtetë fitova shumë, jo si një egoiste që dua kupën me doemos, kupën e meriton ai që punon, ai që nuk shet balerinin por veten, që jep për publikun, që bën show dhe ai që ka lindur me një talent që quhet kërcim. Unë e fituar jam me faktin që për herë të parë po shkëlqen sporti në “Dancing With the Stars”. Kjo më lumturon pa masë. Por në kanatin që mbaj pesë kupat në shtëpi, kur po fshija pluhurat dje, pashë që në mes ka vend dhe për një të gjashtë, kështu që më duhet ti thyej këmbët në atë skenë. Tani që e mendoj ata që do gëzoheshin dhe mërzitëshin në një kohë do ishin prindërit dhe vëllai im sepse kur e isha e vogël më mbyllnin me celës në shtëpi që të mos shkoja në kurs të baletit, e unë grisja librat i fusja te soba me dru që kishim në vitet 95, në brezin tim askush nuk bëri atë që dashuronte, kohë të vështira kemi kaluar.

Si janë mardhëniet e Dorinës me vajzën e saj?

Marrdhënien po e mbaj më tepër prind-fëmijë se sa shoqe sepse ajo është adoleshente dhe i duhet tutela më shumë se kurrë, megjithatë në shtëpinë tonë disiplina ka qenë gjithmonë dhe nuk kam shqetësime nga ajo. Problemi tani jam bërë un me “Dancing…”, tani më duket mua vetja adoleshente dhe ajo prindi që më ndjek dhe korigjon. Në fakt është e çuditshme gjendja ime rinore me një femijë kaq të madh, kam harruar të plakem (Qesh).

12351201_1086106551413686_298430074_n

 

Sa orë në ditë i jepni rëndësi look-ut tuaj?

Të them të drejtën jam kujdesur dhe do kujdesem gjithmonë për veten në çdo drejtim. Nuk është mania të dukem mirë se sa më është bërë edukatë kujdesi ndaj vetes. Më makeup-in nuk merrem shumë, pasi pjesa sportive më ndihmon të bëj dhe pa të por me trupin harxhoj kohë.

Po në palestër sa orë në ditë kaloni?

Në palestrën e “Dancing…” po kaloj 2 orë e gjysëm, tek palestra ime nuk po shkoj pasi i jam përkushtuar spektaklit, e s’dua të rrisë masë muskulare. Unë po hyra në palestër vetëm ndërtoj muskuj.

A merret Dorina me punë shtëpie? E konsideron veten një amvisë e mirë apo mundohesh të kryesh detyrat bazë në shtëpi?

Që në fëmijëri kam qënë amvisë dhe është detyrë që të vjen natyrshëm të kujdesesh për shtëpinë. Unë jam njeri me qime në tru që ndonjëherë ndihem e lodhur nga ky fakt por njeriu nuk ndryshoka. E lodh veten shumë duke dashur ti bëj të gjitha mirë.

1653995_10203842672042074_1526226661996742476_n

Opereacionet plastike të personazheve publik janë kryefjalë e mediave këto ditë. A ka kryher Dorina ndonjë ndërhyrje të tillë?

Nuk e kam ndjerë asnjëherë nevojën, duke qënë një besimtare jam lumturisht e kënaqur kështu si më ka krijuar Zoti, nuk pretendoj të bëhem dikush tjetër e as të kopjoj njeri, kam stilin tim për gjithçka dhe duke qenë largpamëse mendoj pasojat në të ardhmen të ndërhyrjeve të tilla. Kam pasur propozim nga një doktor për të bërë nderhyrje në hundë por ato para i shfrytëzoj të shkolloj vajzën dhe hunda ime qëndron ashtu e shëmtuar siç ma ka bërë Zoti e nuk vuaj ndonjë shtrembërim rrugës. Në të ardhmen besoj nga mosha 40 mund të bëj lifting të rrudhave, nuk jam kundër asaj pasi jam shumë e sigurt që trupin do ta kem përsëri si një 20 vjeçare dhe nuk do doja të më tradhëtonin rrudhat të cilat i ka mosha. Ajo që më pëlqen më tepër janë thinjat. Më duken aq të bukura tek disa njerëz, tregojnë maturi dhe fisnikëri. Nuk do i fsheh thinjat në pleqëri. Cdo moshë ka lezetin e vet, sidomos kur bëhesh gjyshe dhe e jeton jetën në çdo moment, të largohen komplekset, e pranon veten siç të sjell Zoti në çdo moshë.

Një mesazh për të gjithë ndjeksit e InfoMedia Albania dhe të gjithë ata që do lexojnë intervistën?

Investoni mbi lumturinë tuaj edhe qindarkën e fundit të stresit a trishtimit që ju vjen. Ktheni çdo gjë në pozitivitet sepse aura e njeriut thithë energjitë që ju impononi. Be happy!

EKSKLUZIVE InfoMedia Albania / Intervistoi G. Qerimi

Nuk lejohet publikimi dhe riprodhimi i këtij materiali pa autorizim.

 

Tags: Dancing with the Stars Albania 6Dorina Mema
Previous Post

CTV prezanton brand-in e ri | VIDEO

Next Post

Kënga Magjike 2015 | Aurela Gaçe fiton për të dytin vit rradhazi. Ja cilët janë të gjithë fituesit e këtij edicioni!

TË NGJASHME

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
PERSONAZH

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...

by IMA Redaksia
Tet 19, 2024
EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

by IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?
EKSKLUZIVE

Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?

Shumë këngë të reja kemi dëgjuar këtë verë por të pakta janë ato këngë që të rrëmbejnë zemrën dhe mëndjen....

by IMA Redaksia
Sht 10, 2023
EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!

Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...

by IMA Redaksia
Nën 10, 2021
EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus

Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është 'Alpazar' dhe...

by IMA Redaksia
Sht 27, 2020
EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë

Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2020
Next Post
Kënga Magjike 2015 | Aurela Gaçe fiton për të dytin vit rradhazi. Ja cilët janë të gjithë fituesit e këtij edicioni!

Kënga Magjike 2015 | Aurela Gaçe fiton për të dytin vit rradhazi. Ja cilët janë të gjithë fituesit e këtij edicioni!

Sherr në Kënga Magjike 2015, Stine gjakos Flori Mumajesin

Sherr në Kënga Magjike 2015, Stine gjakos Flori Mumajesin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA