IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Drejtori editorial i Agon Channel, Andi Bejtja letër të hapur ambasadorit të SHBA: Qeveria po na mohon pagën dhe fjalën e lirë!

nga Niko Lako
2015/08/13
në Televizion
Koha e Leximit: 8 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtorit editorial i kanalit tv “Agon Channel”, Andi Bejtja i drejtohet me një letër të hapur Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ku i shpreh shqetësimin për të gjithë stafin e kësaj medieje të cilët j vetëm nuk arrijnë të marrin rrogat mbas sekuestros së aseteve të pronarit të Agon Channel-it, por edhe sulmohen si dhe pengohen në kufi, si të ishin celula terroriste, siç thotë ai.

REKLAMA

Sipas Bejtjas, pajisja e çdo pike kufitare shqiptare, me emrat dhe të dhënat e të gjithë punonjësve të Agon Channel-it, përbën sulm ndaj fjalës së lirë dhe tregon presionin e qeverisë mbi ta.

“I nderuar z. Ambasador, më lejoni t’ju bëj me dije se për shkak të atyre deklaratave terrorizuese për këdo nga ana e Kryeministrit, e përkthyer në një tendence të hapur madje agresive të strukturave të shtetit, në mbi tre muaj i gjithë stafi i kësaj medieje nuk arrin të marrë rrogat dhe pagesat që i takojnë. Edhe pse, mbas sekuestros të kryer ndaj aseteve të pronarit të Agon Channel-it, barra e administratorit i binte shtetit të jepte pagat bazuar në kontratat individuale, janë po këto struktura që, përveçse nuk kanë asnjë angazhim për të kryer detyrimet, bëjnë të pamundurën për të bllokuar dhe përkeqësuar gjendjen financiare të të gjithë punonjësve të këtij kanali. Duke ju referuar Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, mbi të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së pagës, thënë shqip, të të jetuarit, e duke çmuar vlerësimin dhe rëndësinë që i japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kësaj deklarate, shpreh shqetësimin për shkeljen me të dyja këmbët nga qeveria të këtyre pikave dhe, për më tepër, alarmin për rikthimin e censurës pa kompromis e mëshirë të çdo zëri që këshillon apo kritikon për arritjet dhe dështimet e qeverisë, saktësisht siç ndodhte këtu e 30 vite më parë. Duke mos u mjaftuar vetëm me embargon financiare që i bëhet çdo ditë medies ku janë të punësuar qindra njerëz, e që rezulton në muaj e muaj pune në kushtet e presionit ekonomik dhe psikologjik të këtyre familjeve, makineria e strukturave kundër fjalës së lirë vijon edhe me shkeljen e çdo ligji, qoftë edhe ai ii lëvizjes së lirë të njerëzve. Së fundmi, pajisja e çdo pike kufitare shqiptare, përmes urdhrave verbalë, me emrat dhe të dhënat e të gjithë punonjësve të Agon Channel-it, si të ishin celula terroriste apo kriminelë në kërkim, vetëm për të shtuar presionin psikologjik ndaj nesh, përbën rastin e fundit flagrant të sjelljes së kësaj qeverisjeje ndaj fjalës së lirë. Edhe pse them rasti i fundit, fundit nuk iu dika kurrë”.

Në letër Bejta kërkon ndihmën e ambasadorit për të mbrojtur dy vlera të njeriut dhe njerëzitmit, atë të pagës dhe fjalës së lirë. “Gjithsesi, po ju kujtoj edhe njëherë, i dashur Ambasador, se thjesht kërkojmë ndihmën tuaj që, të gjithë bashkë, të mbajmë më këmbë të paktën këto dy vlera të njeriut dhe të njerëzimit: atë të Pagës dhe atë të Fjalës së Lirë”.

LETRA E PLOTE

I nderuar z. Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i dashur z. Lu,

Përmes kësaj letre të parë publike për mua, në cilësinë e babit të tre fëmijëve, gazetarit me një eksperiencë 30-vjeçare dhe së fundmi drejtorit editorial të kanalit televiziv “Agon Channel”, po ju drejtohem për të ndarë me Ju shqetësimin dhe alarmin jo vetëm timin personal, por edhe të 300 punonjësve të këtij kanali dhe të familjeve të tyre, për disa çështje të cilat po kalojnë çdo kufi të të drejtave të njeriut dhe të parimeve themelore të demokracisë.

Me bindjen se jeni në dijeni dhe i informuar për të ashtuquajturën “Çështja Becchetti”, e cila praktikisht është në të njëjtën kohë dhe “Çështja Agon Channel°, do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që këtë letër të hapur publike ta konsideroni si një shqetësim të këtyre qindra profesionistëve dhe të familjeve të tyre dhe jo si një kërkesë për përfshirjen tuaj në punën e pavarur të institucioneve ligjzbatuese shqiptare, çka fatkeqësisht nuk është rasti i Kryeministrit shqiptar. Gjithsesi, mbetet në gjykimin tuaj dhe të institucionit që ju përfaqësoni nëse vlen një reagim ndaj deklaratave skandaloze të Kryeministrit tonë në lidhje me këtë çështje siç është ajo e “akuzës dhe e verdiktit” nga ana e tij, përpara se çështja të kalojë në gjykatë apo kur prokuroria flet vetëm për “dyshime”. Megjithëse të gjithë e kemi të qartë që kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike, madje përfshirë edhe vende me probleme të theksuara totalitarizmi, mbase do të quhej luks të pretendoja reagim mbi këto deklarata nga institucionet e huaja, pasi kjo kërkon vërtet një sitë të hollë demokracie.

Për parantezë, zoti Ambasador, jam i bindur, ashtu si edhe shumë shqiptarë të tjerë, apo kushdo qytetar i i botës, edhe ju do të binit dakord, që do të ishte demokratike, ligjore e për më tepër humane, që teksa “Çështja Becchetti” të zhvillohej si proces në gjykatat e Shqipërisë apo të botës, të vazhdonte puna në këtë televizion dhe në këtë institucion.

I nderuar z. Ambasador, më lejoni t’ju bëj me dije se për shkak të atyre deklaratave terrorizuese për këdo nga ana e Kryeministrit, e përkthyer në një tendence të hapur madje agresive të strukturave të shtetit, në mbi tre muaj i gjithë stafi i kësaj medieje nuk arrin të marrë rrogat dhe pagesat që i takojnë. Edhe pse, mbas sekuestros të kryer ndaj aseteve të pronarit të Agon Channel-it, barra e administratorit i binte shtetit të jepte pagat bazuar në kontratat individuale, janë po këto struktura që, përveçse nuk kanë asnjë angazhim për të kryer detyrimet, bëjnë të pamundurën për të bllokuar dhe përkeqësuar gjendjen financiare të të gjithë punonjësve të këtij kanali. Duke ju referuar Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, mbi të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtës së pagës, thënë shqip, të të jetuarit, e duke çmuar vlerësimin dhe rëndësinë që i japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kësaj deklarate, shpreh shqetësimin për shkeljen me të dyja këmbët nga qeveria të këtyre pikave dhe, për më tepër, alarmin për rikthimin e censurës pa kompromis e mëshirë të çdo zëri që këshillon apo kritikon për arritjet dhe dështimet e qeverisë, saktësisht siç ndodhte këtu e 30 vite më parë.

Duke mos u mjaftuar vetëm me embargon financiare që i bëhet çdo ditë medies ku janë të punësuar qindra njerëz, e që rezulton në muaj e muaj pune në kushtet e presionit ekonomik dhe psikologjik të këtyre familjeve, makineria e strukturave kundër fjalës së lirë vijon edhe me shkeljen e çdo ligji, qoftë edhe ai ii lëvizjes së lirë të njerëzve. Së fundmi, pajisja e çdo pike kufitare shqiptare, përmes urdhrave verbalë, me emrat dhe të dhënat e të gjithë punonjësve të Agon Channel-it, si të ishin celula terroriste apo kriminelë në kërkim, vetëm për të shtuar presionin psikologjik ndaj nesh, përbën rastin e fundit flagrant të sjelljes së kësaj qeverisjeje ndaj fjalës së lirë. Edhe pse them rasti i fundit, fundit nuk iu dika kurrë.

REKLAMA

I nderuar z. ambasador, në karrierën time pothuajse 30- vjeçare, njëkohësisht dhe si ndjekës i rregullt ii politikës së jashtme amerikane, kam konstatuar, dhe jo pa keqardhje personale, se jo pak herë, për shkak të të ashtuquajturve “interesa gjeopolitikë”, në disa vende të këtij rruzulli ka pasur raste kur Uashingtoni, për shkak të “paktit për stabilitet”, ka cenuar “paktin për demokraci”. Por, gjithashtu, jam ndjerë i lumtur, që edhe pse pas vitit 1994, kur Shqipëria është shndërruar në një nga partnerët më kryesorë gjeostrategjikë tuajin në rajon, SHBA-ja ka treguar qartazi, fatmirësisht për ne shqiptarët, se “paktin për demokraci” jo vetëm e ka pasur të barasvlershëm me “paktin për stabilitet”, por po e ritheksoj, fatmirësisht, “paktin për demokraci” e ka mbajtur si parakusht të “paktit për stabilitet”. Sinqerisht, kjo është një arsye dhe bindje e fortë historike, për të cilën ju drejtohem Ju personalisht dhe Institucionit që Ju përfaqësoni, për të ndarë këtë shqetësim që nuk është vetëm yni si staf i Agon Channel-it, por edhe i medies si pushtet i katërt, ii shqiptarëve në tërësi, për cenimin e vazhdueshëm të parimeve të shtetit ligjor, por që shumë shpejt do të jetë edhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë, si promotorë të të drejtave demokratike.

Ndërkohë, më lejoni të shpreh vlerësimin tim personal për epërsinë e “antenave” tuaja të demokracisë që keni instaluar që me ardhjen tuaj, në dallim nga dy paraardhësit tuaj, të cilët, mbase për të mirën tonë e për të mirën e tyre, nuk janë përballur me situata të tilla. Uroj vërtet që vala e këtyre antenave të shkojë e kthjellët edhe tek ato zona ku transparenca është kanal i koduar e ku demokracinë e kap me miza.

Edhe diçka tjetër. Jeni prijësi i procesit të dekriminalizimit dhe ju respektoj pa masë për këtë. Por nëse më lejoni këtë herë t’ju sugjeroj diçka në ndihmë të punës suaj, fundja- fundjes në ndihmë të qëllimit tonë të përbashkët, shikojeni “Çështjen Agon”, si një pasqyrë ku duket qartë mentaliteti I Kryeministrit, nga i cili prisni dekriminalizimin dhe reformën në gjyqësor: shikojeni mirë si pasqyrë, se do të kuptoni si funksionon shteti shqiptar; shikojeni mirë si pasqyrë, se do njihni jo vetëm ‘kriminelët’ që doni t’i dekriminalizoni, por edhe oligarkët e vërtetë, që rrezikojnë fatin e Shqipërisë.

I nderuar z. Ambasador, duke qenë i vetëdijshëm për agjendën e mbingarkuar tuajën për çështje jetike tonat, siç është edhe ajo e dekriminalizimit, uroj dhe shpresoj që edhe kjo çështje të gjejë vëmendjen tuaj, pasi, përtej faktit se përmes këtyre praktikave totalitare të Udhëheqjes po dëmtohet imazhi i Shqipërisë para bizneseve të huaja, po shkelet çdo parim e shpresë e demokracisë, gjë që për qindra familje shqiptare përkthehet në dilemën e bukës për ditën e nesërme.

Si përfundim, I dashur dhe I nderuar Ambsador Lu! Për disa arsye, shpeshherë jo vetëm ky pushtet, por edhe disa aktorë të tjerë, kanë futur në cep dhe po godasin me çfarë e sa të mundin jo vetëm pronarin e “Agonit”, por dhe dhjetëra e qindra punonjësit e këtij institucioni, duke u mohuar gjënë më njerëzore në jetë, të drejtën e Punës dhe të Pagës. Kam shpresë, për një përgjigje tuajën, sepse heshtja juaj për çfarëdo arsye, më lejoni të guxoj ta them, do të tingëllonte si një aleancë e heshtur me oligarkinë, me atë oligarki për të cilën sekretari Kerry pak muaj më parë tha se është rreziku kryesor në Ballkan, dhe për të cilën ju vetë po luftoni aq shumë që ta çmontoni.

Gjithsesi, po ju kujtoj edhe njëherë, i dashur Ambasador, se thjesht kërkojmë ndihmën tuaj që, të gjithë bashkë, të mbajmë më këmbë të paktën këto dy vlera të njeriut dhe të njerëzimit: atë të Pagës dhe atë të Fjalës së Lirë.

Ka shumë punonjës në “Agon”, që, bashkë me familjarët e tyre, pas shumë muajve pa rrogë, e sidomos pas pengesave të njëpasnjëshme për të mos I lënë të marrin rrogën, janë dorëzuar në një farë mënyre, e kanë filluar korin e mallkimeve ndaj pushtetit dhe ndaj Kryeministrit personalisht. Unë nuk jam lodhur akoma, sepse nuk besoj vetëm në Zot.

Me respekt,

Andi Bejtja

Tags: Agon ChannelAmbasadori i SHBAAndi BejtjaLeter e publike
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Eni Shehu i përgjigjet Anila Bashës: Lajmi yt tregon cektësinë dhe fshataresinë në profesionin tënd!

Postimi Tjetër

SONDAZH | Ledion Liço VS. Arbana Osmani // Cilin do të donit si prezantues të Big Brother Albania 9?

TË NGJASHME

Televizion

Momenti i të shtënave drejt Top Channel dëgjohet nga banorët e Big Brother Vip | VIDEO

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku është qëlluar me armë drejt Top Channel dhe ka mbetur...

nga IMA Redaksia
Mar 27, 2023
Televizion

Breshëri plumbash në drejtim të Top Channel, humb jetën roja pranë televizionit

Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Top Channel e për pasojë ka mbetur i vrarë roja i objektit,...

nga IMA Redaksia
Mar 27, 2023
Televizion

Xhanfize Kekos nuk i jepnin as një lavatriçe, por sot filmat e saj shihen edhe në botë

Dy zonja të nderuara të penës vijnë sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Natasha Lako futet në...

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
Televizion

Ja sa se kur do të mbaroj Big Brother VIP Albania!

Në spektaklin e sotëm në Big Brother mbërriti një zarf i kuq për banorët i cili përmbante datën përfundimtare të...

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
Televizion

Zbardhen prapaskenat e forta të ‘sherrit’ për ‘Instagram’-in e Luizit dhe kërcënimet për gjyqe

Nëse mendoni se përballja në “Big Brother” është e ashpër, ajo çfarë po ndodhë jashtë me Luizin, është dyfish më...

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
Televizion

Fansat rrethojnë shtëpinë, Luizi dëgjon gjithçka: Mendojnë se do dal

Luiz Ejlli është kthyer në një nga banorët më të pëlqyer në Big Brother VIP Albania.Ai tashmë ka fituar një...

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
Postimi Tjetër

SONDAZH | Ledion Liço VS. Arbana Osmani // Cilin do të donit si prezantues të Big Brother Albania 9?

Ja si do të dukeshin Princeshat Disney pa Makeup! | FOTO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Televizion

Momenti i të shtënave drejt Top Channel dëgjohet nga banorët e Big Brother Vip | VIDEO

nga IMA Redaksia
Mar 27, 2023
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku është qëlluar me armë drejt Top Channel dhe ka mbetur...

Lexo Më Shumë
Televizion

Breshëri plumbash në drejtim të Top Channel, humb jetën roja pranë televizionit

nga IMA Redaksia
Mar 27, 2023
0

Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Top Channel e për pasojë ka mbetur i vrarë roja i objektit,...

Lexo Më Shumë
Televizion

Xhanfize Kekos nuk i jepnin as një lavatriçe, por sot filmat e saj shihen edhe në botë

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
0

Dy zonja të nderuara të penës vijnë sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Natasha Lako futet në...

Lexo Më Shumë
Televizion

Ja sa se kur do të mbaroj Big Brother VIP Albania!

nga IMA Redaksia
Mar 25, 2023
0

Në spektaklin e sotëm në Big Brother mbërriti një zarf i kuq për banorët i cili përmbante datën përfundimtare të...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist