Së shpejti në Top Channel fillon sezoni i ri i emisionit të famshëm “Dua të të bëj të lumtur” nën drejtimin e Arbana Osmanit.

Mesa duket ky sezon rezervon shumë surpriza pasi moderatorja me anë të një postimi në Instagram ka zbuluar një të ftuar shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për kapitenin e kombëtares italiane, Gianluigi Buffon me të cilin Arbana ka postuar një foto krah të cilës shkruan: “Së shpejti në Dua të të bëj të lumtur”.








