IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Dua të të bëj të lumtur”, historitë që nuk mundët ti ndiqnit dje!

nga Niko Lako
2018/04/29
në Televizion
Koha e Leximit: 6 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Programi “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë nisi me një histori e cila për shekuj të tërë ka qenë dhe vazhdon të jetë një “plagë” e shoqërisë shqiptare. Gjakmarrja vazhdon të jetë prezente dhe pse kanë kaluar shumë shekuj.

REKLAMA

Historia që u trajtua në program ishte historia e dy familjeve të cilat për çështje pronash kishin nisur të konfliktoheshin duke arritur deri në vrasje. Një vrasje që nisi gjakmarrjen midis dy tyre.

Kjo ishte historia e Gjonit dhe Martinit. Me kalimin e viteve dhe me humbjen e shumë personave nga të dyja familjet, Martini kishte vendosur që të falte gjakun duke kërkuar pajtimin midis tyre.

Gjoni i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për ta falenderuar Martinin që zgjodhi t’i jepte fund gjakmarrjes. “Martin të falenderoj si ty edhe vëllezërit e tu që i dhatë fund gjakmarrjes. Sot ne jetojmë në harmoni siç kemi qenë në fillim para se të ndodhnin konfliktet. Edhe pse kemi humbur shumë persona më në fund ne jetojmë të qetë.”

Por Gjoni nuk ishte personi i vetëm që e falenderoi Martinin. Ishte pikërisht djali i tij i cili kishte ardhur në program për ta falenderuar atë që nuk e kishte mësuar me urrejtje dhe idenë e marrjes së gjakut.

“Ne nuk duhet t’i mësojmë brezat e rinj me idenë e gjakmarrjes. Nuk duhet të lëmë probleme dhe pasoja tek brezat që vijnë pas nesh. Ne duhet të hapim negociatat midis nesh!”,- ishin fjalët e Martinit.

Surpriza që Arbana Osmani kishte menduar për Martinin ishte gazetari i mirënjohur Marin Mema.

Gazetari i mirënjohur Marin Mema ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për historinë e Martinit. Familja e të cilit për vite me radhë kishte qenë pre e gjakmarrjes. Tashmë gjakmarrja midis dy familjeve kishte përfunduar dhe çdo gjë ishte kthyer në normalitet.

Marin Mema ishte gazetari të cilin Martini e preferonte dhe e vlerësonte.

“Të falenderoj për këtë gjest që ke bërë. Ky gjest është një mesazh që duhet marrë dhe kuptuar. Duhet të kuptojmë se çfarë do të thotë falësh dhë të vazhdosh e të ecësh përpara. Të gjithë duhet të ndjekim aktin e Martinit dhe është e pafalshme që ne, shqiptarët të vrasim njëri-tjetrin.“,- ishte mesazhi që Marini përcolli tek të gjithë ne.

Marin Mema gjatë mesazhit të tij pohoi se ka shumë familje, të cilat e vuajnë plagën e gjakmarrjes. Madje ai shtoi që të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Martinit dhe të falin sepse burrëri nuk është të vrasësh, por të falësh.

Në fund Marin Mema tha: “Ne shqiptarët jemi popull i vogël dhe jeta është shumë e shkurtër për tu marrë me hakmarrje. Ne duhet ta duam më shumë njëri-tjetrin.”

Qëndroi 3 ditë i bllokuar nga gurët në pus, falenderon fshatin që e shpëtoi

Kush tha që mrekullitë nuk ekzistojnë? Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u bëmë dëshmitarë të një mrekullie që kishte ndodhur para 20 vitesh. Suriu ishte personazhi i kësaj mrekullie, i cili kishte qëndruar 3 ditë në pus.

Para 20 vitesh, Suriu kishte hyrë brenda në pus për të marrë kovën që kishte rënë dhe papritur pusi kishte nisur të shembej.

Për 3 ditë ai kishte qëndruar nën gurë dhe nuk e dinte nëse do të shikonte më familjen e tij. Ndërkohë që Suriu luftonte me vdekjen nën tokë, një betejë tjetër zhvillohej mbi sipërfaqe. Bashkëfshatarët me të mësuar se çfarë kishte ndodhur nuk kishin hezituar dhe i kishin ardhur në ndihmë duke i shpëtuar jetën.

REKLAMA

Suriu kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar bashkëfshatarët të cilët nuk e kishin braktisur në momentin më të vështirë të jetës së tij. “Ju kam ftuar në këtë program për t’ju falenderuar. Ishit ju ata që më keni qëndruar pranë në momentin më të vështirë të jetës time. Ju përshëndes dhe ju dua shumë!”,- ishin fjalët me të cilat Suriu iu drejtua bashkëfshatarëve.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi dy karroca me fara të ndryshme për të mbjellë tokat.

Historia që i përloti të gjithë

Këtë herë programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte udhëtuar jashtë kufijve të Shqipërisë duke shkuar në Norvegjinë e largët. Ftesa e Arbana Osmanit ishte dërguar për Shkurtën, e cila prej vitesh jetonte në Norvegji me familjen e saj.

Historia e Shkurtës kishte nisur 15 vite më parë kur ishte njohur me Bujarin, i cili me kalimin e kohës ishte bërë bashkëshorti i saj. Ata ishin martuar dhe nga kjo martesë kishin ardhur në jetë tre fëmijë. Bujari dhe Shkurta kishin vendosur që të kalonin disa ditë pranë familjeve në Kosovë, por ky udhëtim kishte qenë fatal për Bujarin, i cili kishte humbur jetën.

Fatkeqësitë nuk kishin të mbaruar për Shkurtën, e cila para 1 viti ishte diagnostikuar me kancer. Për ta bërë të lumtur dhe për t’i dhënë një mesazh, Flutura kishte ftuar motrën e saj, Shkurtën.

Flutura në lot tha: “Unë jam krenare që të kam motër dhe ndihem shumë me fat. Mos e kthe kokën mbrapa dhe vazhdo vetëm përpara. Nuk je vetëm, unë dhe familja do të të qëndrojmë pranë! Të uroj më të mirat dhe shëndet për ty dhe fëmijët e tu!”

Kjo histori nuk la pa përfshirë edhe vetë Arbana Osmanin, e cila edhe pse gjatë gjithë këtyre javëve në program ka pasur histori të dhimbshme nuk i ka shprehur emocionet. Por për herë të parë në ekran, moderatorja nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe u përlot.

Për të mbështetur Fluturën në këtë mision të sajin, Arbana Osmani kishte ftuar këngëtaren e famshme Dhurata Dora. “Fëmijët e tu duhet të jenë tepër krenarë për ty. Edhe pse ke kaluar shumë në jetë ti vjen këtu në këtë program duke qeshur. Ti je shembull jo vetëm për mua por për të gjitha femrat.”,- ishin fjalët e Dhurata Dorës.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” në fund i dhuroi Shkurtës dhe fëmijëve të saj një udhëtim në qytetet e Shqipërisë.

“Prej teje kam jetën për herë të dytë”, nënë e bijë do t’ju përlotin me historinë e tyre

Historia e fundit që u trajtua natën e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Edës dhe mamasë të saj.

Një histori plot dashuri dhe sakrifica që vetëm një nënë mund të bëj për fëmijët e saj. Kur Eda ishte vetëm 21 vjeç i kishin nisur problemet shëndetësore. Pas shumë analizash që kishte bërë, ajo kishte mësuar se kishte probleme me veshkat.

Njëra prej tyre ishte tharë ndërsa veshka tjetër nuk funksiononte mirë. Doktorrët i kishin thënë që ajo kishte vetëm dy mundësi, ose të bënte dializë ose një transplant. Eda kishte vendosur t’i nënshtrohej operacionit dhe të bënte transplant veshkën, të cilën ia kishte dhuruar mamaja e saj.

Operacioni kishte përfunduar me sukses dhe për të falenderuar mamanë e saj për sakrificat që kishte bërë, Eda i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Eda iu drejtua mamasë së saj: “Të kam sjellë sot këtu, për të falenderuar ty dhe babin për çdo sakrificë që keni bërë. Jam e lumtur dhe falenderoj Zotin çdo natë që jam lindur nga dy prindër si ju. Unë ju premtoj se do qëndroj pranë jush, siç më keni qëndruar ju mua kur unë kisha nevojë.”

Përgjigja që erdhi nga mamaja e Edës ishte: “Çdo nënë do ta bëntë këtë sakrificë për fëmijën e saj. Eda është një mrekulli dhe bën të lumtur çdo njeri.

Ajo ka qenë krahu im i djathtë për çdo gjë. Më ka ndihmuar dhe vazhdon të më ndihmojë. Eda është shpirti im binjak!”

Marrë nga Top Channel

Tags: Albana OsmaniDhurata DoraDua te te bej te lumturMarin MemaTop Channel
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Kur TV Klan ta merr, dhe më pas thotë që është e imja!

Postimi Tjetër

Netflix debuton në një platformë Android TV në Greqi

TË NGJASHME

Televizion

Stresi habit me deklaratën e tij për Zhaklinën

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi, ka bërë një deklaratë të fortë kur është pyetur se...

nga elim
Maj 23, 2023
Televizion

Bledi Mane shpërthen me akuza ndaj Nita Latifit

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një afrimitet gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania. Ata bënë...

nga elim
Maj 23, 2023
Televizion

Besi bën veprimin e papritur ndaj Xhensilës..

Ka apo nuk ka krizë në marrëdhënien e tyre? Kjo pyetje duket se nuk po merr një përgjigje përfundimtare në...

nga elim
Maj 23, 2023
Televizion

Luizi zbulon se ku e ka blerë shtëpinë

Në një postim në “Instagram”, Luizi përveç vlerësimit maksimal për hotelin me pamjen më fantastike në kryeqytet, ka “zbuluar”dhe një...

nga elim
Maj 23, 2023
Televizion

Marrëdhënia mes Luizit dhe Armaldos është sërish si ‘Tom & Jerry”, ja komentet që shkëmbejnë

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri ishin dy nga banorët më të pëlqyer në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Rrugëtimi...

nga elim
Maj 22, 2023
Televizion

Dea fton Efin live në emision për kafe

Ditën e djeshme mes banorëve të “ Big Brother Vip”, e ftuar ka qenë edhe Dea Mishel, në rubrikën “Dielli...

nga elim
Maj 22, 2023
Postimi Tjetër

Netflix debuton në një platformë Android TV në Greqi

MTV Networks zgjerohet në Ukrainë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Televizion

Stresi habit me deklaratën e tij për Zhaklinën

nga elim
Maj 23, 2023
0

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi, ka bërë një deklaratë të fortë kur është pyetur se...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Pique, fotoja e re sociale me Clara Chia

nga elim
Maj 23, 2023
0

Pothuajse një vit pas ndarjes nga Shakira, Gerard Piqué ka publikuar një foto të re sociale me të dashurën e...

Lexo Më Shumë
Televizion

Bledi Mane shpërthen me akuza ndaj Nita Latifit

nga elim
Maj 23, 2023
0

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një afrimitet gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania. Ata bënë...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Era Istrefi në përkrahje të Amir Rrahmanit, shfaqet në stadiumin e Napolit

nga elim
Maj 23, 2023
0

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka përcjellur nga stadiumi “Armando Maradona” futbollistin, Amir Rrahmani, që luan me Napolin. Era ishte në...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist