Prishet pajisja e identifikimi elektronik në një prej qendrave të votimit në Durrës.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në qendrën e votimit nr. 1472 në universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ është prishur pajisja e identifikimit elektronik të votuesve.
Sipas gazetares procesi i votimit në këtë qendër u ndërpre për rreth 30 minuta derisa u bë zëvendësimi i pajisjes së identifikimit elektronik.