Transmetuesi kombëtar malajzian RTM ka marrë dramën e parë turke nga distributori Eccho Rights.
Zemra e qytetit, nga prodhuesi më në zë turk Ay Yapim, do të nisë në RTM më vonë këtë verë.
Sinopsi i serialit përqëndrohet tek një djalosh i rritur në det që takon një balerinë të bukur dhe përballet me traumat nga e kaluara e tij, kur ai është i detyruar të jetojë në tokë.
Nixon Yau Lim, kreu i Azisë Qendrore në Eccho Rights, i cili ka një katalog të gjerë të dramës turke, tha: “Ne e shohim tregun malajzian si një mundësi të madhe për serialet turke.
Përveç marrëveshjes në Malajzi, Eccho ka siguruar edhe shitje të reja për serinë në Izrael (Dori Media), Lituani (LNK), Angola (Zap) dhe Bullgari (BTV).