IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Edukimi për Median – një përparësi kombëtare për një botë në ndryshim

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 6 mins read
A A
Edukimi për Median – një përparësi kombëtare për një botë në ndryshim

Konvergjenca mes medias dhe teknologjisë  në  rendin e ri global po ndryshon cdo ditë  e më  shumë  mënyrën me të  cilën ne mësojmë  mbi botën duke sfiduar madje bindshëm dhe vetë  themelet e arsimit. Nuk është më  e mjaftueshme që  sot njerëzit vetëm të  lexojnë  ato që  na ofrohen në  shtypin e përditshëm, mediat online dhe në  cdo gjë tjetër që  i përket teknologjisë të së ardhmes. Fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, kanë nevojë sot mbi të  gjitha për të  nxitur aftësinë për të interpretuar në mënyrë kritike imazhet e fuqishme që  përmbysin në cdo minutë një kulture të të rë  multimediale. Arsimimi mbi njohuritë  për median parashikon në  kuadër të  draft-planit të  tij, një  strukturë  parapërgatitore dhe pedagogjinë  që  nevojitet për të edukuar qytetarët me njohjet e reja në  shekullin e 21-të. Për më tepër, ky lloj këndvështrimi i ri kritik mbi median i hap rrugën zotërimit të  aftësive të duhura për të mësuar më  shumë  e vazhdimisht në një botë gjithherë t në ndryshim.

ADVERTISEMENT

Mbi të gjitha Edukimi për Median është aftësia e qytetarëve për të përdorur, kuptuar dhe për të marrë pjesë efektivisht e në mënyrë të ndërgjegjshme në të gjitha format e komunikimit, si pjesë e një procesi demokratik në të cilën gjendet Shqipëria megjithëse në kushtet e një tranzicionit të gjatë.

Sfidat e një bote multimediale

Që  prej kohëve më  të  hershme, koncepti “alfabetizëm” do të thoshte të ishe në  gjendje të  interpretoje “dykuptueshmëritë ” mes fjalëve, vec e vec apo kur ato formësoheshin në një shprehje letrare dhe jo vetëm. Ti mësoje të  rinjve të  dëshifroje këto shprehje të  cilat bëheshin gjithmonë e më komplekse në paraqitjen e ideve u bë qëllimi më i lartë i edukimit të tyre përgjatë shumë shekujve histori.

Sot, informacioni në lidhje me botën na vjen rrotull nesh jo vetëm me fjalë apo nëpërmjet një njoftimi për shtyp, por gjithnjë e më shumë përmes imazheve të fuqishme dhe tingujve të kulturës sonë multi-mediale. Që  nga momenti kur celulari na bën zgjimin e derisa ne vendosim të flemë ndërsa jemi duke ndjekur një  talk show natën vonë, jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj qindra e mijëra imazheve, informacioneve, mendimeve, platformave etj., jo vetëm nga televizioni, por edhe nga faqet e internetit, filmat, radioja, kopertinat, postës elektronike, video games, muzikës, mesazheve telefonike, posterave apo dhe më shumë. Media nuk formëson më vetëm kulturën tonë … Ajo jemi Ne.

Edhe pse informacionet që  vijnë  on-line mund të duken se janë të qarta, në të vërtetë, ato mbajnë brenda mesazhe komplekse në audio dhe video brenda një  gjuhe e cila ka nevojë të deshifrohet. Jo çdo gjë mund të jetë e qartë që  në fillim; dhe imazhet në  këtë botë të re teknologjike vrapojnë shumë  më  shpejt tek audienca! Shpejtësia e saj është  aq e madhe se njeriu po gjendet krejt i papërgatitur ta lexojë atë sic duhet pikërisht për shkak të  mungesës së njohurive për këtë lloj të re media. Nëse fëmijët tanë do të jenë të aftë për të lundruar përmes kësaj kulture multi-mediale, ata duhet të jenë mjaftueshëm të  arsimuar në “leximin” dhe “shkrimin” e një  gjuhe të  re që  po lind sot në  botë , gjuha e imazheve dhe tingujve, ashtu siç i kemi mësuar atyre të “lexojnë” dhe “të  shkruajnë” gjuhën e e mjeteve të  komunikimit.

Sot në botë, ekspertë të huaj të medias e quajnë brezin e ri, si “brezi i ekranit” sepse përdorimi i medias nga ana e tyre pavarësisht se cfarë ekrani përdorin, televizion apo video games/ filma/ kompjuter por qoftë edhe telefonë është një lloj komunikimi i vazhdueshëm që evoluon në një rrugë të pandalshme. Kjo lloj mundësie nga ana tjetër, ka transformuar përdorimin dhe ndikimin e mediave në jetën tonë  të  përditshme:

‘Brezi i ekraneve’ e sheh median jo më  si një  produkt diskret nga ku mund të  ndikohen ata vetë  apo kultura e tyre, por si një  prej elementë ve të një  mozaiku të  të rë  multi-medial që është sot në  të rë si kultura e tyre.

‘Brezi i ekraneve’ sot “lexon” dhe “shkruan” ndoshta në  më nyrë  të  pakuptimtë  tekste të  të ra por ama përdorur si asnjë herë  më  mirë  imazhet, tingujt dhe fjalët.

ADVERTISEMENT

Dhe në  fund ‘brezi i ekraneve’ e jeton rendin e ri botëror jo më  në kufijtë e saj fizike, por si një rrjet global i kontakteve gjithherë t online dhe ndë rlidhjeve që  nuk pushojnë  kurrë  së  bashkë vepruari.

Disa pika për tu evidentuar:

Rëndësia strategjike e Edukimit për Median: Numri i mediave, në të gjitha format që ajo shfaqet është duke u rritur nga dekada në dekadë me ritme shumë të shpejta. Prandaj, në mjedisin e tanishëm dhe në funksion të zhvillimit të ardhshëm, nuk është një avantazh i mirë të jesh një ekspert i arsimuar në media. Por mbetet gjithsesi një disavantazh me efekte të mëdha edhe të mos jesh.

Të menduarit kritik: Të menduarit kritik është fokusi themelor i ambicjes në Edukimin për Median. Ajo duhet të identifikohet si një faktor kyc në zhvillimin e politikave të Edukimit për Median. Kjo përfshin politikat që synojnë rritjen e kompetencave për të kuptuar përmbajtjen dhe funksionin e medias; rritjen e njohurive në lidhje me kontekstin e medias dhe duke bërë të mundur gjykimin e shëndoshë kur adaptohet sjellja e duhur si një përdorues i rregullt i saj.

Fuqizimi i qytetarit: Një vetëdije në rritje mbi Edukimin për Median dhe zhvillimin e aftësive përkatëse – dhe se si këto mund të aplikohen në një pjesëmarrje demokratike do të kontribuojë në aftësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në jetën demokratike të vendit. Qytetarët do të mësojnë se si të përdorin median si një burim, të gjejnë aty informacione, të prodhojnë përmbajtje dhe të komunikojnë të sigurtë dhe ashtu si duhet. Si dhe dihet gjerësisht, mediat luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave demokratike. Ndaj është e domosdoshme që qytetarët të kenë njohuritë e domosdoshme për të, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të marrin pjesë në çdo aspekt të jetës publike si pjesë e një procesi demokratik. Por që ata të jenë pjesë e zëshme e saj, duhet të jenë të pajisur me aftësitë e duhura për të përdorur median dhe prej kësaj të përfitojnë nga ajo.

Teknologjia: Ofrimi i shërbimeve audiovizive po evoluon me shpejtësi. Tregu dhe platformat për të shijuar produktet audiovizive janë transformuar në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit. Njohuritë për median janë ato të cilat na ndihmojnë të zgjerojmë edhe më tej aksesin në shërbimet dixhitale, me një fokus të veçantë në shërbime online dixhitale, por ajo duhet të konsiderohet e ndarë nga vëmendja e vecantë që i kushtohet përgjithësisht teknologjisë. Politika në këtë fushë duhet ta shohë si prioritet nxitjen e përfshirjes sociale dhe të luftojë hendekun që ekziston mes atyre që kanë akses në internet dhe atyre që nuk mund të kenë.

Debati publik, roli dhe përgjegjësia e institucioneve, përfshirë dhe trupat rregullatore: Me qëllimin për të promovuar Edukimin për Median, secili duhet të promovojë debatin publik, konsultimet dhe ndërgjegjsimin për njohuritë elementare që duhet të ketë në lidhje me median përmes fushatave kombëtare të informimit. Politikanët dhe vendimmarrësit duhet të pajisen me informacionin e duhur lidhur me këtë gjë. Më shumë hulumtime sistematike mbi edukimin për median duhet të kryhen duke stimuluar më tej zhvillimin e studimeve të detajuara.

Shoqëria civile dhe roli i industrisë së medias: Për të nxitur një kulturë demokratike dhe vlerat e saj të përbashkëta, roli i organizatave të shoqërisë civile dhe iniciativat mbi njohuritë për median duhet të jenë të vazhdueshme dhe jetëgjata. Përveç kësaj, një pjesëmarrje më eficente në sferën publike duhet të ndihmohet, po ashtu edhe aktivitetet e nevojshme që mund të planifikohen nga institucionet e ndryshme që përfaqsojnë qytetarët. Së fundi, përfshirja aktive e industrisë së medias – veçanërisht mediat audiovizive – duhet të inkurajohen. Kjo duhet të përfshijë rritjen e inisiativave lidhur mbi Edukimin për Median, duke përfshirë shtypin dhe prodhimet audiovizive të afta për të kapur publikun e gjerë. Vëmendja i duhet kushtuar masmedias, duke përfshirë platformat tradicionale dhe dixhitale, publike dhe private qofshin, përmbajtjen e tyre dhe përpunimin e tyre. Trajnimi i profesionistëve të medias duhet gjithashtu konsideruar si prioritet.

Via: Monika Shoshori Stafa
Tags: Mediamonika shoshori stafaOpinion
Previous Post

Olympic Channel i disponueshëm në 6 gjuhë të tjera

Next Post

La Porta Rossa triumfon mbrëmjen e djeshme në Itali

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
La Porta Rossa triumfon mbrëmjen e djeshme në Itali

La Porta Rossa triumfon mbrëmjen e djeshme në Itali

Behuni gati, Teletubbies rikthehen me një sezon të ri!

Behuni gati, Teletubbies rikthehen me një sezon të ri!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA