IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Efektet ekonomike të pandemisë mbi “Gjigandët global”

by IMA Redaksia
2020/12/01
in Uncategorized
Reading Time: 4 mins read
A A
Efektet ekonomike të pandemisë mbi “Gjigandët global”

Pandemia e COVID-19 e cila ka mbërthyer botën, ka sjellë pasoja të mëdha e cila po gjunjëzon me hapa galoponte ekonomitë botërore, duke shkaktuar recesionin më të madh global në historinë e ekonomisë botërore.

ADVERTISEMENT

E gjithë bota u prek nga kjo pandemi. Por cilat ishin efektet ekonomike mbi vendet më të fuqishme në botë si SHBA, Rusi, Vendet e Bashkimit Evropian dhe Kinë?

Kemi parë qartazi, se si kjo pandemi po tenton tw gjunjëzojw ekonominë Amerikane, duke i ka shkaktuar goditjen më të madhe që nga “Depresioni i Madh”. PBB ra me një normë vjetore prej 32.9%, rënia më e thellë që nga fillimi i regjistrimeve në 1947. Të ardhurat e biznesit të vogël u ulën me 20%  më shumë që nga janari këtij viti, numri i papunësisë së punëtorëve të forcës së krahut  është katërfishuar, 30.2 milion shtetas amerikan janë shpallur si të papunë gjatë kësaj pandemie.

Institucionet qeverisëse dhe vendimmarrëse amerikane, gjatë gjithë kësaj periudhe, ishin plotësisht transparent, edhe pse humbjet ishin të mëdha, çdo gjë ishte e qartë, çdo kush mund ta shikonte goditjen që po i shkaktonte kjo pandemi SHBA-së. Ishte po kjo transparencë e SHBA-së që bëri që bota të mendonte se Kina po ja kalonte SHBA-së në përballje ekonomike të kësaj pandemie. Po, sa e vërtet është kjo gjë? Historia ka treguar që shteti komunist i Kinës nuk është transparent me popullin e tij e jo më me botën. Kina jep statistika dhe të dhëna pozitive për ekonominë e saj gjatë pandemisë. Pra, kjo pandemi globale e cila ka prekur çdo shtet të botës, në çdo sektor, nuk ka prekur vendin me më shumë se një miliard banorë?! Nuk është shumë e besueshme dhe po të gërmosh më thellë, shihet qartë që jo vetëm s’është e vërtet, por qëllimisht fsheh realitetin e saj të hidhur në përballje me këtë pandemi e cila ka gjunjëzuar globin, ndoshta duke e përdorur këtë mungesë transparence, si për t’i treguar botës, se pandemia nuk e kishte origjinën e saj nga Kina.

Në muajt e parë të vitit 2020 në Kinë, konsumi dhe investimet ranë me më shumë se 20% dhe eksportet ranë me gati 20%. Tregtia e mallrave u kthye në një deficit prej 7.09 miliard dollarë, nga një suficit prej 41.45 miliard dollarë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana e furnizimit, shumica e ndërmarrjeve ndërprenë prodhimin për shkak të shpërthimit të COVID-19. Si pasojë, në muajt e parë, vlera e shtuar industriale ra me 13.5% dhe indeksi i prodhimit të shërbimeve ra me 13%. Sidoqoftë, duhet të theksohet se pandemia ka sjellë edhe disa faktorë pozitiv për ekonomin kineze. Për shembull, ka pasur një lulëzim të ekonomisë së re të përfaqësuar nga tregtia elektronike dhe ajo e telekomunikimit.

Rusia e Putinit, po aq e ngjashme me Kinën komuniste, deklaron se po përballet më së miri me pandeminë, duke deklaruar në të njëjtën kohë, që pasojat ekonomike të pandemisë janë shumë më të vogla në krahasim me pasojat e pësuara nga vendet e tjera. Por, e dimë që shteti rus është po aq transparent sa Kina është me botën, prandaj pavarësisht deklaratave të qeverisë së Putinit, është e paimagjinueshme, të besohen statistikat zyrtare të saj. Nëse Rusia, nuk do ishte kaq shumë e pa prekur nga kjo pandemi globale, atëherë pse do nxitonte të hidhte në treg “Vaksinën”, madje akoma të pa certifikuar nga OBSH, përveçse për të treguar supermacinë e saj dhe rritur influencën e saj të dështuar në vendet perëndimore.

ADVERTISEMENT

Apurva Sanghi, Autori Kryesor i Studimit “ RUSIA: RECESIONI DHE RRITJA EKONOMIKE NËN HIJEN E NJË PANDEMIE” dhe Ekonomist Kryesor për Bankën Botërore në Rusi në studimin e tij është shprehur se: “Ekzistojnë ndikime të menjëhershme të recesionit të drejtuar nga pandemia, të tilla si: rritja e madhe e papunësisë, rënia e pagave reale, të ardhurat fiskale të reduktuara dhe një sektor i dobësuar bankar”. Prandaj është e kotë të besojmw statistikat zyrtare të Moskës, tw cilat deklarojnw se efektet e kësaj pandemie nuk ishin të mëdha në Rusi.

Vendet e BE-së patën dhe ende vazhdojnw tw pwrballen me efektet e mëdha të kësaj pandemie.  Ndikimi ekonomik i COVID-19 është i pabarabartë midis rajoneve të BE-së. Një analizë territoriale e kryer nga shkencëtarët e JRC tregon se pasojat ekonomike të krizës nuk pasqyrojnë domosdoshmërish dëmin epidemiologjik të shkaktuar nga pandemia, por kryesisht varen nga karakteristikat ekonomike të rajonit. Sipas vlerësimeve, pandemia e COVID-19 shkaktoi rënien më të madhe të PBB-së të regjistruar ndonjëherë për 19 vendet e BE-së, duke përdorur euron si monedhë si bazë për të dhënat. Ekonomia e zonës euro është tkurrur me mbi 12%, Spanja vendi që mban barrën më të madhe.

Shifrat e fundit e vendosin Spanjën në një recesion zyrtar me një rënie prej 18.5 % të PBB-së. PBB-ja e Portugalisë ra me 14.1%, Franca me 13.8% dhe Italia pa një rënie prej 12.4%. Komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni tha se “të gjitha vendet evropiane” pësuan pasoja të paparashikueshme.

Është e vërtet që këto vende janë vendet më të fuqishme në botë dhe efektet e kësaj pandemie në ekonominë e këtyre gjigandëve janë shumë dekurajuese, ndaj, mbase jo për një vit por pas pesë vitesh kjo pandemi do jetë vetëm një kujtim i keq, një gjurmë në histori për këto vende. Ama, të mos harrojmë që historia na ka treguar, që vendet jo demokratike, diktatoriale dhe ekspansioniste shfrytëzojnë  për rimëkëmbjen e tyre, pasuritë natyrore të vendeve më të vogla, si Shqipëria, prandaj mund të themi që efektet e kësaj pandemie sapo kanë nisur për një vend si vendi ynë, dhe vetëm një politikë e shëndoshë, demokratike dhe transparente, mund ta shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat e vendeve “shushunjë”.

Pergatiti Armela Toska/IMAlbania.com

Previous Post

Të tjera telashe për Fjolla Morinën, drejtuesja e prokurorisë kërkon që…

Next Post

Harrohen urbanët elektrik, 3 vite pas premtimit të Veliajt autobusët vazhdojnë të ndotin

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Harrohen urbanët elektrik, 3 vite pas premtimit të Veliajt autobusët vazhdojnë të ndotin

Harrohen urbanët elektrik, 3 vite pas premtimit të Veliajt autobusët vazhdojnë të ndotin

Zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari e thotë prerë: Nuk bëjmë koalicion me partitë e vjetra

Zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari e thotë prerë: Nuk bëjmë koalicion me partitë e vjetra

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA