EKSKLUZIVE | Gazeta Express vjen me një kanal televiziv

“Express”, një prej mediave më të mëdha online në Ballkan tashmë do të hapi së shpejti kanalin e vetë televiziv.

Mesa duket, emisionet prodhim i këtij grupi mediatik kanë patur një sukses të kënaqshëm, e cila mund të ketë qënë një nga shtysat e drejtuesëve të këtij portali për të hyrë në një tjetër kategori të medias, atë audiovizive.

Burime të IMAlbania.com, bëjnë me dije se televizioni do të lancohet së shpejti në fillim të vitit të ardhshëm, ku puna tashmë për ndërtimin e televizionit ka nisur. Të njejtat burime, shprehen se fillimisht Televizioni i “Express” do të transmetojë në platformën dijgitale IPKO në Kosovë, ndërkohë grupi mediatik është duke negociuar me platformat shqiptare për ta shtuar kanalin në shërbimet e tyre.

Rreth programacionit, ai do të ketë gjatë paradites hapsirë informative dhe më pas gjatë slotit “prime time” kanali do të ofrojë një programacion gjeneralist./IMALBANIA.COM/

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.