Ndryshimet në programacionin e sezonit të ri në Top Channel me anullimet e disa programeve dhe largimeve në staf na bën të dyshonim se edhe një prej prezantueseve më të bukura të këtij ekrani do të kishte të njëjtin fat si ish kolegët e saj që tashmë nuk janë më pjesë e tij. E kemi fjalën për Luana Vjollcën e cila sezonin e kaluar ishte prezantuese në programin E Diell, i cili nuk u rinovua këtë vit. Por sexy Luana do të vazhdojë të jetë një nga prezantueset e Top Channel, të paktën edhe për këtë sezon. Sipas burimeve të IMAlbania.com, Luana Vjollca do të nisë së shpejti formatin Pa Limit, i cili sikurse ju kemi informuar edhe ditë më parë do të jetë pjesë e programacionit tashmë jo më si rubrikë por si emision i vetëm. Ende nuk bëhet e ditur data e fillimit por pritet që në ditët në vazhdim të shfaqet spoti tv. Gjithashtu, ky edicion special i Pa Limit nuk do ti gëzojë pjesëmarrjes së dy aktorëve Devis Muka dhe Dorian Ramaliu për arsye të angazhimit të tyre në drejtimin e Fiks Fare.
EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!
Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...