IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

EKSKLUZIVE | Niko Komani: Në shtëpi nuk mbaj televizor!

by Rezalt Justin Kasaj
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
EKSKLUZIVE | Niko Komani: Në shtëpi nuk mbaj televizor!

Ai është një nga personat më “funny” por edhe shumë i çuditshëm për disa. Shpesh e shikojmë në rrugët e kryeqytetit të shoqëruar me qenushin e tij që për të është si djalë, por edhe nëpërmjet televizionit ku na jep këshilla se si të vishemi në varësi të trendit të momentit. Ai muajt e fundit është shfaqur pothuajse përditë në ekranin e Vizion Plus ku konkuron si balerin VIP në Dancing With The Stars. Bëhet fjalë për dizenjatorin Niko Komani, i cili ka pranuar ftesën e InfoMedia Albania për të qënë pjesë e rubrikës sonë të intervistave. Lexim të mbarë!

ADVERTISEMENT

1464042_946611308733037_1393612716_n

Tashmë, jo vetëm dizenjator por edhe balerin konkurent në DWTS, si ndiheni në një format të tillë?

Si fillim, kur mu bë ftesa për të qenë pjesë e cast-it të Dancing with the Stars Albania 6 nuk më besohej sepse jo më pak se brenda vitit ishte konkurente dhe fituese mikesha ime Tuna dhe kam qenë çdo herë në backstage. Nuk e besohej që kësaj rradhe do ndjeja unë emocionet e saj dhe e dyta kur vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të nis karierën e ëndërrave të mia këtu atë kohë sapo kishte filluar edicioni i parë i DWTS dhe është një ndjesi shumë e bukur!

Si po shkojnë provat me trajneren dhe njëkohësisht partneren tënde të kërcimit?

Këtë vit të gjithë personazhet janë me shumë fat sepse koreografët janë vetë balerinët tanë dhe kështu sfida është dyfish më e bukur duke vlerësuar jo vetëm performancën por edhe koreografinë më të bukur të mbremjes! Unë jam shumë i lumtur dhe me fat që kam rastin të punoj me një balerinë dhe koreografe si Olta Ahmetaj. Ajo i dallon difektet e mia dhe po më mëson t’i minimizoj apo eliminoj por duke venë në dukje pjesët e mia të mira mbi kërcim. Me kalimin e javëve po shikoj edhe unë që po përmirësohem fal saj!

12318483_1351720254888805_1617977812_o
Photo Credits: Altin Celmeta

A grindeni ndonjëherë?

A grindemi?… Eshtë një fjalë që nuk e njohim si çift! Ka pikëpamje të ndryshme nga të dyja palët por asnjëherë nuk kemi arritur deri në momente zënie sepse nuk shkojmë aq larg sepse të dy kemi rastisur në paqe me njëri-tjetrin! Unë jam më ekspresiv se Olta, me nerv dhe hiperaktiv kurse ajo është më qetë, dëgjon më shumë se sa unë dhe normal di të më bindi. Pra, jemi shumë të kundërt por në harmoni me njëri-tjetrin! Por ama ka dhe raste që jam unë ai i qeti dhe Olta nervi! Ndodh dhe është normale kur me dikë je ditë për ditë!

Kush nevrikoset më shpejt ti apo Olta?

Unë! (Qesh) Olta është ana e butë e çiftit! Eshtë ajo që më qetëson në ditët e mia gri, di çfarë të thotë dhe si të më japi “leksionet”, që të ndihem sa më mire!

Me cilin keni krijuar raportet më të mira në “Dancing…”?

Kam fituar një mik shumë të mirë nga ky show ose më mirë një vëlla! Young Zerka është personi që besoj 100% aty dhe jemi shumë afër me njeri-tjetrin… Aq shumë sa kemi dy javë që po shpëtojmë mos dalim në dance off!

12314801_1351720274888803_1906288676_o
Photo Credits: Altin Celmeta

Po me konkurentët e tjerë si janë mardhëniet?

Në DWTS kam krijuar shumë miqësi të reja! Si Albatrosi, Adrola, Mitro Cela, Suela Konjari, Dorina Mema. Me Beatrix kemi qenë miq dhe jashtë kompeticionit por u gëzova që do konkuronim bashkë! Gjithashtu, jam i lumtur që kam bërë miq disa prej balerinëve, si Oltën me të cilën kërcej, Isidën, Adelen, Krisin, Jurgenin dhe Zelën.

Sigurisht që Dancing With The Stars do të përfundojë, pas këtij formati, cilat janë projektet tuaja?

Normalisht, ky edicion mbaron në 31 dhjetor! Më duket si ëndërr kur mendoj që jemi 4 javë para finales! Kam disa projekte të reja në vijim në kanalin që punoj Mad TV si dhe të vazhdoj linjën time sepse këtë sezon vendosa të mos nxjerr asgjë në treg sepse dua të jem i fokusuar aty 100% dhe realisht me “Dancing” është shumë e vështirë!

12343124_1351721134888717_562657984_o
Photo Credits: Altin Celmeta

Është fakt që DWTS është në një rivalitet mjaft të fortë me DWM, cili është opinioni yt rreth formatit të kërcimit në TV Klan?

Roza Lati është super star-i i atij show! Mjaftohem me kaq!

Diçka që jo shumë veta e dinë është se televizori nuk është pjesë e shtëpisë tuaj që kur jeni zhvendosur për të jetuar vetëm, pse ky vendim sidomos tek një i ri?

Sepse shtëpia ime është një pjesë që qendron jashtë realitetit gri dhe rutinës së përditëshme. Kam një jukebox që është edhe radio, muzika në shtëpinë time dëgjohet 24 orë në ditë. Nëse dua të shikoj ndonjë film apo serial, apo edhe emisonet që jam i ftuar i shikoj online në laptop ose smartphone. Kam internet kudo në shtëpi që të jem non stop update me çfarë ndodh nga bota e modës.

10288766_1027780357282798_3781364510553249306_n

Të gjithë janë kurioz të dinë, a ka Niko një të dashur?

Eshtë që ajo që po thoja me lart qe shtepia ime është jashtë rutinës pra jashtë showbizzit dhe cfare ndodh aty eshte shume diskrete. Nuk kam dashur kurre të “shes” pjesën time intime apo familjare por punen time dhe Nikon. Në shtëpine time nuk kanë ardhur shumë njerëz nga showbizi por vetëm ato që i konsideroj une miq të pastër!

ADVERTISEMENT

Pesë veset më të këqija që do i vendosje vetes?

  1. Korrektësia (Që në Shqipëri është një ves i keq)
  2. Kokëfortësia
  3. Krenaria
  4. Nervat
  5. Të injoruarit këtë e di që e kam ves të keq (qesh)

10405486_1126518124075687_5866341005671434763_n

Eksluzive Info Media Albania // Intervistoi: J.Kasaj

Nuk lejohet riprodhimi dhe kopjimi i këtij materiali pa miratimin e redaksisë (info@imalbania.com)

Tags: Dancing With The Stars 6Niko KomaniOlta Ahmetaj
Previous Post

Fest 54 | Dëgjoni 30 këngët në garë në website-in e ri!

Next Post

Propozim LIVE në natën e dytë të “Kënga Magjike 2015”

TË NGJASHME

Renato Mekolli thyen heshtjen: “Kjo është jeta ime e dytë” – rrëfimi i fortë nga Miami
TELEVIZION

Renato Mekolli thyen heshtjen: “Kjo është jeta ime e dytë” – rrëfimi i fortë nga Miami

Shefi i njohur i kuzhinës dhe figura televizive Renato Mekolli ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, menjëherë pas rihapjes...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Fabrizio Corona sulmon Maria De Filippi për largimin e Belen Rodriguez nga Mediaset: “Ja si e humbi punën”
TELEVIZION

Fabrizio Corona sulmon Maria De Filippi për largimin e Belen Rodriguez nga Mediaset: “Ja si e humbi punën”

Një tjetër stuhi mediatike ka përfshirë televizionin italian, pas deklaratave të forta të Fabrizio Corona, i cili ka akuzuar hapur...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton shitjen e Tring TV – blerësi është pronar i Artmotion në Kosovë
TELEVIZION

Autoriteti i Konkurrencës miraton shitjen e Tring TV – blerësi është pronar i Artmotion në Kosovë

Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë **pëlqimin zyrtar për blerjen e platformës televizive me pagesë Tring TV nga një kompani të...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Luana Vjollca për L’Officiel UK: nga ikona e ekranit te CEO vizionare
TELEVIZION

Luana Vjollca për L’Officiel UK: nga ikona e ekranit te CEO vizionare

Moderatorja, producentja dhe sipërmarrësja shqiptare Luana Vjollca është protagonistja e një interviste të veçantë për L’Officiel UK, ku prezantohet si...

by IMA Redaksia
Jan 26, 2026
Pretendime për ndërprerje të shpeshta në “Big Brother VIP Kosova”: Çfarë raportohet për festën dhe incidentet brenda shtëpisë
InfoMedia Kosova

Pretendime për ndërprerje të shpeshta në “Big Brother VIP Kosova”: Çfarë raportohet për festën dhe incidentet brenda shtëpisë

Në orët e fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një postim i gazetarit Labinot Nimani, ku pretendohet se gjatë një...

by IMA Redaksia
Jan 23, 2026
Opinion rikthehet në ekran me Edi Ramën të ftuar
TELEVIZION

Opinion rikthehet në ekran me Edi Ramën të ftuar

Pas pushimit veror, talk-show më i ndjekur politik në vend, “Opinion”, rikthehet sonte në ekranin e TV Klan.Në orën 21:00,...

by IMA Redaksia
Sht 4, 2025
Next Post

Propozim LIVE në natën e dytë të "Kënga Magjike 2015"

Blendi Fevziu: Ja sa është paga ime | VIDEO

Blendi Fevziu: Ja sa është paga ime | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA