Për të gjithë ata që natën e bëjnë ditë dhe preferojnë t’i kalojnë orët e vona përpara ekranit të televizorit së shpejti në RTSH vjen një emision ndryshe.
Nëse menduat se përvoja televizive e Sara Kapo filloi dhe mbaroi me Top Show Magazine keni gabuar. Vajza e aktores Ema Andrea, sëbashku me të ëmën dhe këngëtaren Marsela Çibukaj janë bërë bashkë për formatin më të ri televiziv “Turni i 3-të” që do të nis së shpejti në ekranin e RTSH, çdo natë në orën 00.
Sot ka filluar transmetimi i spotit televiziv që na fton në një atmosferë intime dhe provokuese duke na paralajmëruar se temat që do të trajtoj ky emision do të jenë jashtë kornizave të emisioneve që kemi ndjekur deri më sot. Dhe padyshimi personazhet që do të na mirëpresin janë një garanci për një emision pa censurë që premton debat dhe risi në ekranet tona.







