Aktorët turk Sila Turkoglu dhe Halil Ibrahim Ceyhan ishin të ftuar së fundmi në një program mëngjesi në Turqi.
Aktorët, të cilët i shohim në TV Klan me rolin e Seherit dhe Jamanit në “Amaneti”, gjatë programit u surprizuan nga Berat Ruzgar Ozkan, i cili luan Jusufin e vogël.
Vogëlushi telefonoi në studio dhe i tha dy aktorëve se i do shumë. Sila dhe Halil u gëzuan pa masë nga telefonata e tij. Halil tregoi se vogëlushi e thërret “Halili im” dhe në sheshxhirim i përshëndet të gjithë, i pyet si janë e pastaj nis xhirimet. Sila gjithashtu tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vogëlushin ashtu si në serial.