E ardhmja e Televizionit është video streaming, shërbimi i përmbajtjeve video on demand, i aksesueshëm kudo dhe nga çdo aparat. Televizioni që kemi njohur në 50 vitet e fundit konsiderohet tashmë “tradicional”. Çështja që na paraqitet nuk është përqafimi i kësaj teknologjie por forca e tregjeve ekonomike në adaptimin e të ardhmes në të tashmen. Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas analizës së ConsumerLab TV & Media Report në pronësi të Ericsson, është një nga vendet e para që ka parë mbi popullarizimin e shërbimit video streaming duke lënë pas televizionin tradicional. Studiuesit kanë pare se 84% e konsumatorëve shikon video on demand, ndërsa 76% vazhdon të shikojnë tv në broadcasting çdo javë. Jo vetëm kaq, koha e shikimit të videove në aparatet e lëvizshme kalon mesataren e përgjithshme dhe 37% e të intervistuarëve preferon të shikojë përmbajtjet e preferuara në disa paisje të ndryshme.
Astrit Lulushi, një ikonë e gazetarisë dhe kulturës shqiptare, ndërron jetë
Më 7 shtator 2024, Shqipëria dhe diaspora shqiptare në botë kanë humbur një figurë të rëndësishme të gazetarisë dhe kulturës....