Aktori turk Engin Akyürek, me rolin e tij në serialin ‘Kara Para Aşk’, është një nga kandidatët për çmimin e aktorit më të mirë në ceremoninë e ‘Seoul Drama Awards’ që do të zhvillohet në 10 shtator në Seul te Koresë së Jugut.
Një nder 6 finalistët nga vende të ndryshme të botes është edhe Engin Akyürek, i cili do të përballet me aktorin amerikan Adrien Brody në i kandiduar në të njëjtën kategori.
Për Turqinë është hera e dytë që përfaqësohet në ‘Seoul Drama Awards’, vitin e kaluar u përfaqesua nga Cagatay Ulusoy në kategorine e aktorit më të mirë, por që nuk mundi ta fitojë dhe nga Medcezir në kategorinë e serialit më të mirë, ku doli fitues.








